Njeriu është i pandalshëm. NASA nuk di të ndalet.
Më datë 26/11/2018, Sonda “Insight” preku planetin Mars.
Sonda “InSight” e NASA u ul në mënyrë të sigurt në Mars, këtë të hënë pas një zbritje të tensionuar prej shtatë minutash.
Roboti ka dërguar imazhet e para të pamjes së tij në sipërfaqen e planetit të Kuq.
Imazhi i parë që u dërgua ishte një pamje e errët, me lentet sy-peshk. Fatmirësisht, një foto tjetër më vonë arriti të kapë sipërfaqen Marsiane në një qartësi më të mirë.
Sonda është aktualisht e ulur në “Planitia Elysium”, një fushë e gjerë e sheshtë të cilën NASA e ka quajtur “parkingu më i madh në Mars”. Mburoja e nxehtësisë së pajisjes, parashuta dhe rrotat e raketave ndihmuan në një ulje të butë, duke udhëtur më shpejt se një plumb këtu në Tokë, në përpjekjen e parë të tillë që nga viti 2012.
“Si eksplorues përballemi me mundësi suksesi jo më të mëdha sesa 50%”, tha kreu i departamentit shkencor të agjencisë amerikane të hapësirës, Thomas Zurbuchen.
Sidoqoftë, roboti nuk do të shpenzojë kohën e misionit të tij duke kapur foto të peisazhit dhe selfie, por në vend të kësaj do të kryejë një hetim thelbësor (“kokë e këmbë”) ndaj brendësisë së thellë të Planetit të Kuq, i vetmi planet, përveç Tokës, që njerëzimi do të ketë studiuar në këtë mënyrë.
Mësimet e së shkuarës i erdhën në ndihmë “InSight”-it. Në rastin e saj u përdor i njëjti kombinim mbrojtjeje termike, që u dëshmua i suksesshëm me pozicionimin e sondës “Phoenix” të NASA-s, në vitin 2007, gjatë misionit të kërkimit për ujë. Prandaj dhe ne dështimet, duhet t’i kthejmë në dobinë tonë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.