Samiti i Turizmit: jo më fshatra turistikë. Hotelet kusht për investime strategjike - Business Magazine Albania

Samiti i Turizmit: jo më fshatra turistikë. Hotelet kusht për investime strategjike


Sipërmarrës vendas dhe të huaj, ekspertë të fushës dhe përfaqësues më të lartë të qeverisë kurorëzuan vitin në një samit turizmi në Tiranë, në një nga ditët e fundit të Nëntorit.

Interesi i shtuar për turizmin u konfirmua në këtë samit, me pjesëmarrje të aktorëve të rinj, sipërmarrës të huaj që po eksplorojnë Shqipërinë, sipërmarrës të huaj që kanë hedhur hapat e parë tashmë në treg, si dhe sipërmarrës vendas me investime të mëdha në pjesën e hoteleri-turizmit.

Samiti konfirmoi ndryshimin e kursit të qeverisë në zhvillimin e Turizmit. Jo fshatra turistikë (me vila private), por zona turistike, ku patjetër të ketë hotele të standardeve të larta.

Kryeminstri Edi Rama, ftoi investitorët e huaj të prezantojnë projekte hotelerie përsa i përket zonës bregdetare. Në fjalën e tij, ai tha se, “Resortet do të jenë mikse dhe do të kenë hoteleri dhe akomodim për vila individuale. Por, leja e zhvillimit do të zbardhet në dy faza. Së pari, ndërtimi i hotelit dhe pastaj leja për të ndërtuar”. Sipas tij, nuk do të miratohen projekte të fshatrave turistikë të bazuar në shitjen e vilave apo objekteve private të këtyre fshatrave.

Sektori vijon të ketë sfida të mëdha dhe nevojë të madhe për të investuar në infrastrukturë, por pika e kthesës këtë vit është parë. Hyrja në fuqi e paketës fiskale për turizmin elitar pa taksa (për një periudhë 10 vjeçare) ka dhënë efektet e saj të dukshme. Markat ndërkombëtare në këtë fushë po shtohen. Pas hapjes së Hilton Garden Inn në Shtator, dy marka të tjera kanë marrë vendimin të futen në treg. Është Marriot, e cila pikërisht në pasditen e samitit nënshkroi një marrëveshje private me investitorin e Alb Star, dhe Hyatt që pritet të marrë ish Sheraton, sot në pronësi të grupit Kastrati.

Lexo: “Marriot” në kullën e stadiumit “Qemal Stafa”

Enver Mehmeti, president i Shoqatës së Turizmit në vend, tha se investimet e realizuara së fundi, e kanë çuar turizmin në një standard tjetër shërbimi. Sipas tij, “zona të ndryshme, kryesisht në bregdet, kanë arritur të animohen, duke ofruar alternativa për pushuesit”.

Rritja e interesit për investime theksohet edhe nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA). Marinela Jazoj, Drejtore e FIAA, tha se që gjatë organizimit të samitit, u vu re një interes i lartë për pjesmarrje nga aktorë të huaj të kësaj fushe. Sipas saj, sipërmarrësit po shohin me interes zhvillimin e investimeve si në kryeqytet edhe në zonat bregdetare.

Investimet dhe projektet më të mëdha që kanë nisur, ishin pjesë e prezantimit, për të dhënë përvojat e tyre konkrete në këtë fushë.

Përfaqësues i Hilton Garden Inn, i të vetmit hotel me emër ndërkombëtar aktualisht në vend ishte Volker Weber, Drejtor i Pijeve dhe Ushqimit në Hilton Garden Inn. Ai tha në një intervistë për Businessmag.al se krahas shërbimit ndaj klientit, Hilton po i jep një rëndësi të veçantë formimit të të rinjve në fushën e Hoteleri-Turizmit. “Shkolla ka plot, por nuk janë ndërkombëtare. Kur flitet për një shkollë ndërkombëtare, fokusohemi në kujdesin për detajet. Objektivi është t’u mësojmë atyre  në praktikë dhe teori gjithçka që ka të bëjë me bufenë e mëngjesit, shërbimin, etj. Aktualisht janë 7 studentë që po ndjekin praktikën në Hilton. Weber tregon se ka bërë të njëjtën gjë edhe në Kosovë. “5 të rinj të marrë nga rruga që kërkonin punë i kam trajnuar dhe tani të gjithë po punojnë aty. Po kërkoj për gjeneratën e menaxhimit të ri për hotelet që do të hapen në vitet e ardhshme”. Kjo do të thotë mundësi për të rinj të punojnë këtu ose jashtë në hotele të tjera të Hilton.

Lexo: Menaxheri i Përgjithshëm i Hilton: “Skuadra bën diferencën në kompani”

Weber vlerëson dëshirën për të mësuar të gjeneratës së re në Shqipëri. Por, ai thekson se duhet përkujdesje për ta.

Dy nisma interesante ishin projektet në zhvillim si “Prestige Resort” në Golem dhe  “San Pietro Resort”, i Edil-Al që pritet të fillojë së shpejti. “San Pietro Resort parashikohet të jetë 350 mijë m2, hotel me 5 yje me 400 dhoma, 79 vila individuale, etj.

Ndërkohë “Prestige Resort”, mbajti këtë vit në Shqipëri një pjesë të turistëve që mund të shkonin në Turqi. Përfaqësuesi i kompanisë tha se, vitin e ardhshëm, investimi do të zgjerohet në ngritjen e Acqua Park-ut më të madh në vend.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0