Rikthehet trajnimi i Anglishtes së Biznesit, pranë Dhomës së Tregtisë

Rikthehet trajnimi i Anglishtes së Biznesit, pranë Dhomës së Tregtisë


Gjuha angleze konsiderohet si gjuha ndërkombëtare e biznesit dhe e suksesit. Në biznes është shumë e rëndësishme të shkëmbejmë dhe të ndajmë mendimet dhe inovacionet tona. Kështu rritet biznesi. Kështu arrijmë të zhvillohemi dhe profesionalisht, të kemi një komunikim më të mirë me koleget, klientët dhe t’u bëjmë përshtypje punëmarrësve.

Për këtë qëllim trajnimi i Anglishtes së Biznesit synon përmirësimin e aftësive të gjuhës angleze të personave që përdorin anglishten në punën e tyre.

Trajnimi zhvillohet në Gjuhën Angleze, me trajnuese Amerikane, në një program intensiv që zgjat dy ditë.

Objektivi i trajnimit është që pjesëmarrësit të përsosin fjalorin që i shërben drejtëpërdrejtë në punën e tyre, pajisen me aftësi komunikuese që u nevojiten dhe të aftësohen për të përballuar situata të caktuara lidhur me gjuhën.

Kush mund të përfitojë:

  • CEO/Menaxherët, të cilët punojnë në një mjedis biznesi, të cilët kanë nevojë të përdorin anglishten në vendin e tyre të punës.
  • Menaxherët, të cilët mbajnë lidhje me kolegët dhe menaxherët e linjës në gjuhën angleze.
  • Profesionistët e biznesit që punojnë në kompani të ndryshme dhe dëshirojnë të përmirësojnë anglishten e tyre për qëllime pune.
  • Lektorë që duan të punojnë me nivelin e tyre të gjuhës angleze.
  • Të punësuarit në administratë publike.
  • Profesionistët e biznesit që kërkojnë të përparojnë në karrierën e tyre duke pasur njohuri funksionale të anglishtes.
    Etj.

Kandidatët duhet të kenë minimalisht një nivel të ndërmjetëm ‘Pre-Intermediate’ të gjuhës angleze.

Kursi do të jetë shumë interaktiv. Pjesëmarrësit jo vetëm do të dëgjojnë, por edhe do të praktikojnë ato që kanë mësuar. Atyre do t’ju kërkohet që të marrin pjesë dhe ndjekin udhëzimet e trajnuesit.

Pjesëmarrësit do të përdorin 4 aftësitë: lexim, dëgjim, të folur dhe të shkruar. Kursi është shumë intensiv dhe do të kërkojë përqendrim të plotë.

Programi:

Struktura e Biznesit
Mbledhjet; Frazat standarde; Roli i Kryetarit; Axhenda; etj.
Aftësitë Komunikuese dhe Shërbimit i Klientit
Shkrimi i E-maileve/ Raporteve
E folura në Publik dhe Si të japësh prezantime të suksesshme

PAGESA: Tarifa e zbritur e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe certifikata në fund të trajnimit.

Në datat 11 & 12 Tetor 2018, orari 16:30-20:30 me tarifë të zbritur 50 euro.

Për tu regjistruar, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit brenda datës 10 Tetor 2018: Formular Aplikimi

Afati i fundit i kryerjes së pagesës është data 10 Tetor 2018!!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0