Qeveria shqiptare, sipas ministrisë së Financave, arriti të sigurojë financimin e pritur prej 500 milionë euro.
Eurobondi kësaj radhe ka një afat 7 vjeçar. Një ditë më parë, financat vlerësonin se nëse do të arrihej një afat i tillë, do të thotë më shumë besim i institucioneve ndërkombëtare në ekonominë e vendit.
Ecuria e emetimit të Eurobondit tregoi një interes të lartë nga ana e investitorëve. Me një ofertë prej 1.25 miliardë lekë, shuma e vënë në dispozicion ishte mbi 2 herë më e lartë se ajo e kërkuar nga qeveria shqiptare.
Për nga norma e interesit, Shqipëria është më mirë se periudhat e kaluara kur mori financime jashtë, ndërkohë, dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali i Zi kanë arritur të sigurojnë po këtë vit financime në tregjet ndërkombëtare me norma edhe më të ulëta interesi. Emetimi në Mal të Zi kapi normën 3.5% ndërsa në Maqedoni 2.75%.
Ndërsa është shlyer borxhi i Eurobondit të mëparshëm, prej sot qeveria shqiptare dhe qytetarët kanë një borxh shtesë prej 300 milionë euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.