Ja disa të përbashkëta të njerëzve të suksesshëm - Business Magazine Albania

Ja disa të përbashkëta të njerëzve të suksesshëm


Mes zakoneve, parimeve, bindjeve, traditës familjare e karakterit personal, figura e sipërmarrësit të suksesshëm po dizenjohet gjithnjë e më e ngjashme.

Shumë studime tregojnë se si ata e organizojnë ditën, kohën e lirë, me çfarë ushqehen, sa rëndësi i japin familjes dhe punës, ku besojnë më shumë. Mes këtyre studimeve Businessmag sjell disa prej karakteristikave të përbashkëta të tyre që kanë përcaktuar suksesin.

Zgjohen herët

Për të përfituar nga orët para fillimit të ditës së punës, njerëzit e suksesshëm zgjohen herët – Richard Branson zgjohet në orën 5 dhe Anna Wintour, kryeredaktore e Vogue, është në fushën e tenisit në orën 5:45. Ata ngrihen në këto orare për të planifikuar ditën e tyre, për t’u ushtruar ose punojnë në projekte personale të tilla si shkrimi i një libri.

Shmangin në takimet e tyre pesimistin

Një studim lidhur me zakonet e përditshme të njerëzve më të pasur, me autor Thomas C. Corley, tregon se njerëzit e suksesshëm shmangin gjithmonë pesimistin.

Corley shkruan, “Milionerët e bërë vetë janë shumë praktikë lidhur me njerëzit që zgjedhin të krijojnë raporte”. “Ti je aq i suksesshëm sa njerëzit me të cilët shpenzon kohë. Të pasurit janë gjithmonë në kërkim të individëve, të cilët janë të orientuar drejt realizimit të qëllimeve, optimistë, entuziastë dhe që kanë një mendësi pozitive”.

Studimi tregon se, 86% e njerëzve të pasur lidhen me njerëz që synojnë suksesin. Në të njëjtën kohë, ata qëndrojnë larg njerëzve negativë dhe toksikë.

I bëjnë zgjidhjet të thjeshta

Thjeshto problemin! E keni dëgjuar këtë? Nuk vlen vetëm në ekuacionet me shumë të panjohura të matematikës. Edhe jeta është një ekuacion me shumë të panjojura. Ndaj para se ta zgjidhni një problem duhet ta thjeshtoni sa më shumë atë, për të shkuar në thelb të problemit. Bill Gates vlerëson zgjidhjet e thjeshta. Në një fjalim të vitit 2007 në Harvard, Gates diskutoi se si kompleksiteti ndikon në rrugën e zgjidhjeve: “Për të vepruar ne duhet të shohim problemin, zgjidhjen dhe më pas impaktin që ka kjo zgjidhje tek problemi, sa më e thjeshtë zgjidhja aq më mirë. Kompleksiteti vetëm sa i ndërlikon gjërat.”

Besojnë se dështimi prodhon sukses

Të gjithë sipërmarrësit e besojnë këtë. Elon Musk i pari, por jo vetëm. Themeluesja e Spanx, Sara Blakely, ishte 29 vjeç kur u bë një milionere. Pas 12 vitesh iu bashkua klubit të miliarderëve (41-vjeç), duke u bërë miliarderja më e re femër.

Dështimi nuk është një fjalë e huaj për të. Ajo beson se dështimi është thelbësor për suksesin, duke thënë për CNBC në vitin 2013: “Babai im na rriti duke na inkurajuar mua dhe vëllain tim që të dështojmë … Na lejoi që të jemi më të lirë në përpjekje për të bërë gjërat dhe na përkrahu gjatë jetës sonë.”

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0