Amazon ka njoftuar se do të rrisë rrogat minimale të kompanisë me 15 dollarë.
Kjo rritje do të prekë 250,000 punonjës që punojnë me kohë të plotë dhe të pjesshme.
“Kemi dëgjuar kritikat, jemi menduar shumë dhe arritëm në një konkluzion,” thotë CEO Jeff Bezos. “Jemi të lumtur për këtë ndryshim dhe inkurajojmë konkurentët tanë dhe punonjës të tjerë të shkëlqyer të na bashkohen.”
Amazon ka qenë në presion të vazhdueshëm për sasinë e parave që shumë punonjës merrnin, ndërkohë që Bezos u bë njeriu më i pasur në botë.
Paga e re minimale është më shumë se dyfishi i pagës minimale që qeveria ofron prej 7.25 $, por totali i ri nuk i afrohet asaj që Bezos fiton në një orë.
Sipas Business Insider, nga viti 2017 në 2018 Bezos fiton 4,474,885 dollarë në orë. E thënë ndryshe 74,581 dollarë në minutë dhe 1,243 dollarë në sekondë.
Një punonjësi në Amazon do t’i duheshin rreth 298,325, apo 24 orë në ditë punë për 34 vjet rresht, për të fituar atë që Bezos fiton në një orë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
