GFRS – Global Fund Raising Stage 2019 hap thirrjet për aplikime për të gjitha startup-et - Business Magazine Albania

GFRS – Global Fund Raising Stage 2019 hap thirrjet për aplikime për të gjitha startup-et


Për herë të parë, World Business Angels Investment Forum po ofron një mundësi unike për 66 nisma të përzgjedhura për të bërë pitch bizneset e tyre në Global Fund Raising Stage 2019 (GPRS) të Kongresit Botëror 2019.

17-19 Shkurt 2019, investitorët ëngjëj do të mblidhen së bashku në Stamboll në Kongresin Botëror të Investitorëve Ëngjëj – WBAF 2019 me qëllim krijimin e mënyrave të reja për startup-et dhe bizneset në rritje në mënyrë që të thithin financime.

Në këtë mbledhje të investitorëve ëngjëj- forumi më i madh i investimeve në botë – WBAF dëshiron t’u japë 66 startup-eve, scale-ups dhe bizneseve një mundësi për t’u lidhur me qindra investitorë ëngjëj nga pesë kontinentet.

Këto startup-e do të bëjnë pitch-in e tyre përpara investitorëve ëngjëj, drejtuesve të lartë, menaxherëve të fondeve, drejtorëve të grupeve të investimeve ëngjëj, drejtuesve të sipërmarrjeve të korporatave, drejtuesve të akseleratorëve, drejtorëve të investimeve në fushën e teknologjisë dhe VC.

Misioni është që të njihen startup-et dhe scale-ups me rritjen më të lartë me qëllim globalizimin. GFRS – Global Fund Raising Stage 2019 do të jetë në thelb një platformë bashkë-investimesh për investitorët ëngjëj, startup-et, scaleup-et dhe bizneset në rritje.

E rëndësishme

Nëse jeni një sipërmarrës ose një institucion si p.sh. një qendër inkubimi, qendër bashkëpunimi ose një akselerator i cili dëshiron të promovojë marrëveshje përtej kufijve dhe kërkon raunde shtesë financimi ose partnerë të rinj për rritje ndërkombëtare, ne ju inkurajojmë që të mësoni më shumë sesi biznesi juaj mund të përfitojë nga kjo mundësi unike. Për më shumë informacion klikoni në linkun: https://wbaf2019.istanbul/GFRS-2019-About

Aplikimet do të pranohen vetëm online përmes email në adresën: startup@wbaforum.org.

Të gjithë aplikantët duhet të shkarkojnë dokumentin e mëposhtëm për të mësuar më shumë rreth procesit të aplikimit: https://wbaf2019.istanbul/GFRS-2019-About

WBAF do të pranojë aplikimet për GFRS – Global Fund Raising Stage 2019 deri në datën 15 Janar 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0