AGROINNOECO, në mbështetje të ideve novatore në agroindustri - Business Magazine Albania

AGROINNOECO, në mbështetje të ideve novatore në agroindustri


Së shpejti, nëpërmjet një thirrje të hapur, sipërmarrës potencialë, të cilët kanë një ide novatore biznesi në sektorin agroushqimor, do të mund të aplikojnë me idenë e tyre.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Universiteti i Tiranës u bëjnë thirrje studentëve të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi.

Në kuadër të projektit “AGROINNOECO, Ekosistemi i inovacionit ndërrajonal Balkan Med për maturimin dhe integrimin e ideve sipërmarrëse inovatore në sektorin agroushqimor”, të rinjtë u informuan rreth kësaj mundësie.

Gjithsej do të përzgjidhen 15 idetë më të mira, fituesit e të cilave do të trajnohen dhe pajisen me të gjitha aftësitë e nevojshme për të implementuar idetë e tyre në një biznes start-up.

Projekti do të ketë në fokus fazën e para-inkubimit në sektorin agroushqimor, si një hap i nevojshëm për plotësimin e hapësirave boshe që ekzistojnë ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe strukturave të zhvillimit, për të lehtësuar transferimin e inovacionit.

Profesor Rezart Prifti u bëri thirrje të rinjve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universiteti i Tiranës, të aplikojnë me ide novatore në fushën e agropërpunimit dhe të bëhen pjesë e programit mbështetës.

Studentët parashikohet të orientohen nga pedagogët për planin e biznesit dhe të marrin mbështetje prej tyre për idenë e biznesit. Në fund të procesit, projekti do të shpallë idenë fituese.

Për mundësitë e përfitimit, të rinjtë u njohën edhe nga partnerët e projektit, Viola Xhindi, Drejtore e Departamentit të Projekteve pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Aida Kokalari, Koordinatore e Projekteve dhe Prof. Kozeta Sevrani e Tea Tavanxhiu, pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Ky projekt, i financuar nga fondet e Bashkimit Europian dhe vendet partnere si Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqiperia, ka për qëllim përmirësimin e inovacionit në sektorin e biznesit agroushqimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0