BootCamp: Hapat drejt sipërmarrjes

BootCamp: ”Hapat drejt sipërmarrjes”


Je gjimnazist? Je i motivuar për të ecur përpara në botën e biznesit dhe sipërmarrjes? Ke ide dhe po kërkon për një mundësi që t’i shfaqësh?
Kjo është një mundësi e artë për të gjithë ju gjimnazistë që keni një ide inovatore.

Përveç argëtimit do të keni mundësi të paraqisni idenë tuaj para profesionistëve dhe nëse ajo ide është mjaft e mirë do të inkubohet në ‘Metropolitan Incubator’ dhe do të marrë jetë.
E ke vete në dorë.

Eja në datën 7 Shtator në Metropolitan Incubator.

KRIJOJE QË TANI TË ARDHMEN TËNDE!

Kur?

7 shtator, 2018

Ku?

Metropolitan Incubator – Rruga “Brigada VIII”, ish-blloku, Tiranë.

Apliko në linkun: https://goo.gl/cUUvSS

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0