Konkursi i Biznesit IDEA, 40 finalisët në mentorim

Konkursi i Biznesit IDEA, 40 finalisët në mentorim


Bizneset dhe sipërmarrja janë çelësi i konkurrueshmërisë në ekonominë globale sot. Ata janë gjeneratorët më të fuqishëm të punësimit dhe të ardhurave. Megjithatë, fillimi ose zgjerimi një ndërmarrje kërkon kompetenca sipërmarrëse dhe aftësi biznesi. Sipërmarrësit e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme shpesh sfidohen nga kërkesat e ekspertizës dhe financimit që i pengojnë ata të fillojnë ose të rrisin një biznes të suksesshëm.

Më shumë se 400 persona morën pjesë këtë vit në trajnimet e Sfida IDEA dhe 150 pjesëmarrës u përzgjodhën për të ndjekur trajnimet për planin e biznesit. Pas 10 ditë trajnim në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe Durrës, Korçë dhe Fier dhe rreth 2 muaj këshillim, rreth 130 pjesëmarrës të rinj kanë punuar për zhvillimin e planeve të tyre të biznesit gjatë periudhës Qershor-Gusht 2018. Në këtë fazë 40 të përzgjedhur do të kenë mundësi të përfitojnë mentorim nga mentorë vendas e të huaj gjatë periudhës Shtator-Tetor 2018.

Të gjithë pjesëmarrësit festuan në Muzeun Historik Kombëtar me certifikata në duar për 96 plane biznesi të përgatitura. Ata u informuan gjithashtu lidhur me skemën e granteve IDEA që menaxhon Ministria  e Financave dhe Ekonomisë me GIZ, dhe mundësi të tjera financimi për startup në Shqipëri.

I ftuar në event z. Arjan Ymeri, drejtor i OFIÇINA, një OJF që mundëson inkubim/akselerim për startupet e reja dhe ndihmon zhvillimin e ideve në kompani të mirëfillta, ofroi mbështetje për të gjitha idetë e biznesit të prezantuara në këtë program.

Të rinjtë sipërmarrës kanë qenë fokusi i trajnimit, nën moton frymëzuese Ti Mund Ta Ndryshosh Vet Të Ardhmen Tënde, e duket se pas këtij trajnimi e ardhmja e tyre premton shumë.

Rrugëtimi i IDEA do të vazhdojë, duke ofruar mentorim për projektet fituese nga profesionistë të fushave të ndryshme në vendin tonë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0