Ja të dhënat që tregojnë se reklama e Colin Kaepernick për “Nike” është marketing i suksesshëm!Ja të dhënat që tregojnë se reklama e Colin Kaepernick për “Nike” është marketing i suksesshëm!

Ja të dhënat që tregojnë se reklama e Colin Kaepernick për “Nike” është marketing i suksesshëm!


Një prezantim aktual i vëzhgimeve dhe raportimeve mbi lëvizjen e kundërshtuar të Nike merr shumë kuptim në botën e biznesit.

Kuptohej që nga slogani dhe përqasja fillestare, që Nike i ka të qarta disa gjëra mbi marketingun. Kjo na bën të besojmë që kompania nuk kishte gjasa të implikohej në politika jofitimprurëse, si në rastin me basketbollistin jozyrtar të NFL dhe aktivistin e përfolur, Kolin Kopernik.

Atëherë pse vijoi kompania me fushatën?

Nuk diskutohet që pasi “i bëri llogaritë”, pa që pavarësisht djegies së këpucëve dhe shpërthimit kërcënues nga e djathta, lëvizja do ishte e mirë për biznesin.

Po të njëjtat llogari tregojnë që, në varësi të treguesve demografikë të klientëve tuaj, kompania juaj duhet të konsiderojë një lëvizje të ngjashme ose të rrezikojë me uljen e kërkesës.

A duan klientët që markat të kenë diçka për të thënë?

Pyetja e parë që çdo kompani, përfshirë edhe Nike, duhet të bëjë përpara ndërmarrjes së çfarëdolloj iniciative në fushën sociale apo politike,  ka të bëjë me atë çka klienti kërkon të dëgjojë në lidhje me këto tematika. Përgjigjja kategorike për këtë pyetje është padiskutueshmërisht, po.

“Populli kërkon që markat të shprehin qëndrimet e tyre mbi çështje të rëndësishme”, zbuloi një sondazh aktual ku u pyetën 1000 konsumatorë amerikanë.

“Dy e treta e konsumatorëve (66%) shprehen se është e rëndësishme që markat të  shfaqin qëndrimin e tyre rreth çështjeve sociale  dhe politike.”

Një vështrim i përgjithshëm i vitit 2017 nga Edelmani u pajtua në këtë aspekt kur zbuloi që veçanërisht brezi i ri kërkon të dijë sa më shumë mbi markën që përdor. “Pjesa dërrmuese e rinisë të shekullit XXI (60 %) janë blerës që bazohen në parimet që besojnë”, zbuloi studimi.

Të rinj, më të paparë dhe më të ndërgjegjshëm

Por ndërkohë që shumica e amerikanëve kërkojnë që marka me të cilën identifikohen (ndërveprojnë) të shprehet në çështje sociale, vlen të përmendet edhe rëndësia e ndryshimeve dalluese në grupet demografike.

“Rreth 78% e individëve të anketuar, të cilët e identifikojnë veten si liberalë kërkojnë që marka e tyre të mbajë qëndrim, ndërkohë që pothuaje vetëm gjysma (52 përqind) e të anketuarve që identifikohen si konservativë ndajnë të njëjtin mendim”,- u shpreh kompania Sprout Social.

Fakti që liberalët rezultojnë shumë më të interesuar në kompanitë që kanë përfaqësi politike, detyrimisht bëri të mundur që vendimi i Nike të merrej edhe më lehtësisht.

Ashtu siç edhe u shpreh analisti i industrisë sportive, Matt Powell në statusin e tij në twitter (një këshillë falas për kompaninë Business Insider): Pleqtë e bardhë gërnjarë nuk janë një element thelbësor për Nike.”

Klientët e kompanisë anojnë nga mosha e re, urbane dhe liberale. Rrjedhimisht, nervozizmi që Nike do krijojë në rrethin konservativ, do të ndikojë në rritjen e besnikërisë së klientelës ndaj kompanisë Nike.

Jo vetëm që klientela thelbësore e kompanisë Nike ka gjasa të larta të simpatizojë Kopernikun dhe kauzën e tij (në një sondazh të kohëve të fundit, 63 përqind e të anketuarve mbi moshën 50 vjeçare u shprehën se gjunjëzimi gjatë himnit kombëtar nuk është kurrë i përshtatshëm; vetëm 38 përqind e personave nën moshën 30 vjeçare ishin të të njëjtit mendim), por ka gjasa edhe më të larta që ata të investojnë më shumë në atletet e tyre.

Josh Barro nga Business Insider shpjegon mjeshtërisht arsyen pse markat përqëndrohen tek klientët liberalë:

“Segmentet shoqërore politike i tejkalojnë pritshmëritë e kompanive ndaj tyre (duke arritur shpeshherë edhe të punësohen në po të njëjtat kompani që i reklamohen).”

Mendoni pak për shtresën e popullsisë që kompanitë synojnë të tërheqin: individë që kanë një burim masiv të ardhurash dhe nuk janë akoma të moshuar…

Një paraqitje tërheqëse në sytë e qytetarëve më të moshuar është strategjia më e mirë për të korrur një fitore zgjedhore, por nuk është mënyra më e mirë për të ofruar shërbime apo shitur produkte për shumicën e konsumatorëve.”

Përfundimi që i intereson kompanisë tuaj

E gjitha kjo çon në përfundimin e qartë të çështjes së Nike, e cila rrezikon nëpërkëmbje nga ana e konservatorëve për shkak të përkrahjes së Kopernikut dhe na bën të mendojmë që edhe marka të tjera edhe më të vogla mund të  konsiderojnë një qasje të mundshme politike.

Ama, për të kuptuar rëndësinë e një qëndrimi politik nga një kompani, duhet pasur gjithmonë parasysh grupi shoqëror që mundohemi të godasim. Nëse po reklamojmë produkte për një moshë të re që anon nga parimet liberale, rrezikojmë të ngelemi prapa po nuk luftuam për idealet tona.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0