Super telefoni i Google, Pixel 3 së shpejti në treg

Super telefoni i Google, Pixel 3 së shpejti në treg


Google do të zbulojë gjeneratën e ardhshme të produkteve hardware në 9 Tetor.

Ftesat e shpërndara nga Google, tregojnë se eventi do të mbahet për herë të parë në New York.

via GIPHY

Dizajni i tyre të lë të kuptoj se gjatë eventit do të prezantohet smartphone-i Pixel 3, me përmasa mesatare dhe XL.

Pixel 3 thuhet se i ngjan Pixel 2 XL me skaje të harkuara dhe nën ekran do të vendosen altoparlantë stereo.

Pixel 3 XL, nga ana tjetër, do të ketë një dizajn të krijuar për të përshtatur një altoparlant të dytë dhe një kamera ekstra për “Super Selfies”.

Sipas informacioneve, të dy telefonat do të kenë vetëm një kamera të përparme, çipin më të fundit Qualcomm Snapdragon 845 dhe një lexues të shenjës së gishtit në pjesën e pasme të telefonit.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0