ICTSlab, lançon planprogramet për fëmijët

ICTSlab, lançon planprogramet për fëmijët


Grupet e para të fëmijëve do të mund të fillojnë kurset e kodimit pranë qendrës ICTSlab më 17 Shtator. Regjistrimet e planprogramit 7-14 vjeç vijojnë ende.

Drejtues të ICTSlab, tregojnë se fëmijët do të kenë shansin të mësojnë kodim përmes elementeve vizuale, robotikës dhe të zhvillojnë lojëra elektronike të personalizuara në mobile.

Fëmijët mësojnë hapat e parë të kodimit, të nevojshme për sukses në epokën dixhitale, por mund të gjejnë mbështje në zhvillimin e shkathtësive kyçe të zgjidhjes së problemeve, forcimin e logjikës përmes lojërave argëtuese e edukative.

“Nxitja e të menduarit në mënyrë kritike dhe kreative, promovimi i punës në ekip përmes projekteve në grup, eksplorimet artistike do të jenë pjesë e eksperimeve me metodologjitë më të mira në tregun ndërkombëtar, përmes ekspertizës së më të mirëve”, thonë përfaqësuesit e ICTSLab.

Fëmijët janë të lirë të përzgjedhin një orar duke u përshtatur edhe me grupet ekzistuese. Seancat mësimore janë 2 herë në javë me kohëzgjatje çdo seancë 1 orë e 15 minuta.

Kursi kushton 6500 lekë në muaj dhe mjafton që fëmija duhet të dijë shkrim dhe lexim. Për fëmijët e tjerë nga e njejta familje, ka mundësi ulje çmimi deri në 30% për

Ndërsa të gjitha regjistrimet deri më 15 shtator, do të bëhen me një ofertë 22%.

Info Kontakt

ICTSLab gjendet në rrugën Stavro Vinjau Nd.2, H.9, Ap.7 (Rruga e Elbasanit, në krah të Ambasadës Amerikane), ku jeni të ftuar të vizitoni ambientet çdo ditë ora 10:00-18:00, ose telefononi në 069 900 9000.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0