Selman Waksman, nobelisti që shpëtoi botën nga turbekulozi

Selman Waksman, nobelisti që shpëtoi botën nga turbekulozi


Nëse ju nuk e njihni, prindërit tuaj janë shumë familjarë me streptomicinën. Një antibiotik që vijon të përdoret për infeksione të larta.

Selman Waksman është biokimisti amerikano-hebrenjë, një nga fituesit e Çmimit Nobel për Mjekësi. Ai e fitoi atë në vitin 1952, për “zbulimin e streptomicinës, antibiotikut të parë efektiv kundër turbekulozit”.

Selman Abraham Waksman (22 korrik 1888 – 16 gusht 1973) u lind në një familje hebreje (Jacob Waksman dhe Fradia London) në Nova Pryluka në ish-Perandorinë Ruse, sot pjesë e Ukrainës dhe që numëron rreth 2 mijë banorë.

Ai është një shpikës amerikano-hebre, biokimist dhe mikrobioligjist, i cili zbuloi një numër të konsiderueshëm antibiotikësh, që e bënë atë një shkencëtar të shquar.

Ai emigroi në SHBA kur ishte 22 vjeç (1910) pasi mbaroi gjimnazin në “Odesa” ndërsa gjashtë vjet më pas mori nënshtetësinë amerikane.

Ai u diplomua fillimisht për Agrikulturë në Kolegjin Rutgers, por më pas iu përkushtua bakterologjisë. Ai fitoi doktoraturën në Biokimi (1918) dhe punoi në Universitetin Rutgers në Departamentin e Biokimisë dhe Mikrobiologjisë.

Në vitin 1951, themeloi Waksman Foundation of Microbiology, ndërsa një vit më pas mori Çmimin Nobel në Mjekësi, si dhe është nderuar me shumë çmime të tjera të rëndësishme.

Selman Waksman është autor ose bashkëautor i 400 punimeve shkencore, 28 librave dhe 14 pamfleteve shkencore.

Ai vdiq në moshën 74-vjeçare dhe në varrin e tij është shkruar hebraisht dhe anglisht: “Toka do të hapet dhe do të sjellë shpëtimin”, një psalm nga Isaaku 45:8.

Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0