Të gjitha kryeqytetet evropiane të renditur nga më i liri në më të shtrenjtin për udhëtarët

Të gjitha kryeqytetet europiane, të renditur nga më i liri në më të shtrenjtin për udhëtarët


Ka shumë vende të vogla në Europë, me kultura por dhe çmime të ndryshme.

Sipas një infromacioni të mbledhur nga Wanderu për çmimet e shërbimeve dhe të mirave, ku turistët shpenzojnë më shumë, përfshirë hotelet, taksitë, transporti publik, ushqimi, birra, kafe dhe muzetë, këto janë kryeqytetet Europiane më të shtrenjta dhe më ekonomike.

Vendet e Europës Lindore në përgjithësi ofrojnë çmimet më të mira për udhëtarët. Më mirë akoma, ato janë dhe të pasura me atraksione skenike dhe historike; dhe për ata që e duan jetën e natës, ka shumë vende fantastike për të shijuar.

Përsa i përket Europës Lindore, Shkupi i Maqedonisë është kryeqyteti më i lirë në këtë rajon (dhe në të gjithë Europën në përgjithësi), por kostot e ushqimit, pijeve dhe muzeut janë më të larta se ato në disa qytete të tjera kryeqytetase në rajon, përfshirë Ankaranë, Prishtinën dhe Kiev.

Në renditjen rajonale, Kievi është destinacioni më i shtrenjtë i Europës Lindore, por të paktën do t’ju kushtojë shumë më pak se një vizitë në Romë, Londër apo Paris.

Tirana renditet në vendin e gjashtë si një nga vendet më të lira të Europës, ku një natë qëndrimi në hotel për një person kushton 65.09 €; Tarifa e taksive për 1 km është 0.79 €; Bileta për transportin publik 0.32 €; Tre vakte për një person në një restorant të mesëm kushtojnë 11€; Një gotë birrë vendase 0,5 litra kushton 1.19€; Një filxhan kapuçino kushton 1.07 € ; Një biletë muzeu kushton 2.18 €.

/Wanderu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0