3 Fjalët dhe shprehjet që Udhëheqësit e mëdhenj nuk i thonë kurrë

3 Fjalët dhe shprehjet që Udhëheqësit e mëdhenj nuk i thonë kurrë


“Çdo gjë që ti thua mund dhe do të përdoret kundër teje.”

Kjo deklaratë nuk qëndron vetëm gjatë një arresti kriminal. Në vendin e punës, liderët e mirë e dinë se fjalët dhe shprehjet që përdorni janë shumë të rëndësishme. Ato përcaktojnë marrëdhënien në zyrë dhe ju nuk mund të drejtoni një skuadër nëse nuk zgjidhni fjalët e duhura.

 “Ndoshta…”

Kjo është një fjalë therëse, kur përdoret në zyrë. Liderët marxhinalë, ata të cilët nuk zgjasin shumë në postin e tyre drejtues, pëlqejnë të luajnë me emocionet dhe skenaret “po sikur, por liderët më të mirë nuk e përdorin këtë strategji të gabuar. Ata i përcaktojnë opinionin dhe synimet e tyre shumë qartë. Ata asnjëherë nuk e përdorin fjalën “ndoshta”, sepse ajo nxit një të ardhme të pacaktuar për çdo person.

“Nuk do ta miratojmë këtë produkt me buxhetin që kemi” është një formulim më mirë, sepse punonjësit do të dinë të planifikojnë dhe përshtasin projektet e tyre. Kur flisni hapur tregoni dhe hidhni poshtë proklamimet e paqarta.

“Në mendimin tim…”

Ç’të keqe ka të kesh një mendim? Shumë të këqija.

Opinionet janë të vlefshme në politikë dhe në dhomën e pushimi, por le të jemi të sinqertë, në vendin e punës, nëse drejtoni një skuadër dhe merrni vendime, nuk mund të quhet një opinion apo sugjerim. Si një lider, është më mirë t’ju shërbesh të tjerëve duke treguar faktet dhe vendimet ashtu siç janë. Punonjësit do të dinë çfarë të presin.

Nëse është vetëm mendimi juaj për buxhetin, hapësirën e zyrës apo takimin e kompanisë javën e ardhshme, si u jep kjo punonjësve ndonjë drejtim për të ardhmen?

Natyrisht, flasim për opinione nëse është një mbledhje për ide të reja, por edhe atëherë: Sa më shumë që mund të merreni me faktet dhe t’i transmetoni planet aktuale, aq më shumë punonjës do të jenë në gjendje të veprojnë në ato plane.

“Unë jam shefi…”

Këtu gjërat bëhen pak të frikshme.

Drejtuesit e mirë komunikojnë qartë, ata nuk bëjnë deklarata të paqarta ose sugjerojnë disa opsione sikur kompania e tërë të drejtohet nga një parashikuese fati.

Lidershipi është i barabartë me qartësi. Në të njëjtën kohë duke qenë të qartë dhe duke shmangur fjalën “ndoshta” dhe duke ndarë opinione në vend të fakteve nuk do të thotë se ju duhet të drejtoni me arrogancë.

Arrini konsensus, mbledhni pikëpamje, përzgjidhni ide për tema të caktuara, por synoni qëndrueshmëri, besimin dhe aftësinë e udhëheqjes për të marrë një vendim, jo për ta përdorur atë mbi të tjerët, por si një mënyrë për ta bërë më të lehtë që të tjerët të bëjnë punën e tyre.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0