Analizat fillestare të këtij sezoni veror tregojnë gjithashtu se struktura e vizitorëve po ndryshon, me më shumë vizitorë perëndimorë dhe më pak rus që vijnë në vend.
Më shumë se 91.3% e të gjithë turistëve janë pjesë e rajonit, Europa Perëndimore dhe Skandinavia.
Vizitorët nga Rusia dhe Serbia sërisht e kryesojnë listën, përgjegjës për 17.7 dhe 13% të numrit total të të gjith turistëve të huaj.
“Struktura e vizitorëve po ndryshon. E gjithë rritja që kemi momentalisht vjen nga vizitorët e tregut Europiano Perëndimor, ndërkohë vizitorë tradicionalë vazhdojnë të mbeten ata rusë,” tha Pavle Radulovic, ministër i turizmit për Malin e Zi.
“Ne kemi shënuar një rritje serioze dhe turistët vazhdojnë të vijnë,” shton ai. Raduloviç i quan të ardhurat e grumbulluara prej turizmit, më shumë se 1 miliardë euro, “një rezultat spektakolar.”
Këtë vit hotelet me 5 yje po frekuentohen më shumë, dhe fitimet janë më të larta.
Agjencia e statistikave MONSTAT tha se vetëm në muajin qershor, hotelet, kampet, resortet, shtëpitë dhe motelet kanë mikëpritur rreth 144,000 pushues.
Organizata Kombëtare e Turizmit ja atribuoi rritjen e fitimeve dhe numrin e lartë të turistëve në vitin 2018, ofertave të mira të hoteleve dhe eventeve të shumta kulturore dhe argëtuese, si në bregdet dhe në rajonin verior.
Megjithatë, disa në biznesin e turizmit, OJQ-të dhe partitë e opozitës paralajmërojnë pasoja negative mjedisore nga ky bum i pakontrolluar i turizmit.
/BalkanInsight
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.