Si të argëtoni fëmijët pa shpenzuar shumë para?

Si të argëtoni fëmijët pa shpenzuar shumë para?


Pushimet verore janë periudha e vitit që fëmijë adhurojnë më shumë. Energjia e mbledhur gjatë gjithë vitit duket sikur shpërthen në muajt e verës. Si t’i argëtoni? Një zgjidhje është plazhi, ndoshta disa ditë në kamp, mund t’i çoni nga gjyshja… të gjitha këto kërkojnë shumë para.

Ja çfarë mund të bëni për t’i mbajtur fëmijë të zënë, ndërkohë që shkolla do dhe shumë ditë të fillojë.

Kthehu tek e vjetra

E mban mend kur gatuaje me mamin pjata të thjeshta apo ëmbëlsira? Merrini fëmijët në kuzhinë, vendosni përparset dhe filloni të gatuani bashkë.

Provo diçka të re

Keni bërë ndonjëherë rafting? Alpinizëm? Ecje në zbulmi të vendeve të reja? Bëni diçka të re dhe tërhiqini fëmijët drejt aventurës.

Pak histori

Mund të vizitoni një muze në qytet, ose mund t’ju rrëfeni histori nga jeta juaj përpara se të bien të flenë. Fëmijët i adhurojnë historitë.

Bëhu kreativ

Copa letrash, bojë, plastelinë apo çdo mjet tjetër që ju ndodhet rrotull mund t’ju shërbej për t’i bërë pasditet më interesante. Në internet (Youtube) mund të gjeni pafund video që ju mësojnë si të krijoni gjëra të bukura e të dobishme. Fëmijët janë të lumtur kur ndihen të dobishëm.

/DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0