Vendet ku nuk duhet t'i fshihni kurrë paratë tuaja - Business Magazine Albania

Vendet ku nuk duhet t’i fshihni kurrë paratë tuaja


Në Shqipëri dhe jo vetëm është i zakonshëm fakti që njerëzit preferojnë t’i fshehin paratë në vende brenda shtëpisë në vend që t’i çojnë në institucionet përkatëse. Ata mendojnë se banka nuk është vend më i sigurtë se shtëpia e tyre. BusinessMag në këtë artikull do ju tregojë disa nga vendet më të preferuara që njerëzit fshehin paratë e tyre, por që nuk janë një ide e mirë.
Lexoni: Këshilla mbi paratë nga sipërmarrësit më të suksesshëm në botë

  1. Kutitë apo objektet e vogla janë vendi më i pasigurtë në botë, pasi nëse dikush vjen për të vjedhë shtëpinë tuaj, atëherë ato do të jenë gjëja e parë që do të marrë. Për shembull kutitë e bizhuterive, në qoftë se nuk do i marrin për para, do i marrin për vlerën e tyre.
  2. Poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Duhet thënë që të gjithë ne të paktën njëherë në jetë i kemi fshehur paratë tona poshtë dyshekut apo brenda jastëkëve. Ndoshta dikur vendet më të sigurtë, sot janë ndër të parat që një hajdut do të shikonte. E njëjta gjë vlen edhe brenda divanëve në sallon.
  3. Keni parë shpesh nëpër filma që vendi ideal për të fshehur paratë janë mbrapa ndonjë kornize ose pikture, por realisht hajdutët tashmë e dinë që ky vendi që ju e konsideroni sekret nuk është dhe aq sekret. Ata tashmë e kanë zbuluar këtë vend.
  4. Ndoshta po mendonit për t’i futur brenda dollapit apo sirtarëve. Epo do të vepronit plotësisht gabim, përveç se janë vendet ku fëmijët dëshirojnë të luajnë ato janë dhe shënjestra e çdo hajduti.
  5. Brenda çorapeve. Duket si një zakon i gjysheve tona. Ato i fshihnin pikërisht brenda çorapeve të tyre, por përveç faktit që këto çorape grisen, tashmë është një vend mjaft i njohur për të gjithë.

/listsurge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0