Shtimi i kantinave ka bërë që edhe sipërfaqet e mbjella me vreshta të rriten.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit (në pranverë) mbjelljet e reja janë 5% më të larta se sipërfaqja e re e shtuar në 2017. Sipërfaqja e re e mbjellë është mbi 125 hektarë këtë vit, duke e çuar më total në 10.7 mijë hektarë mbjelljen në t1% gjithë vendin.
Lexoni: Le Figaro: Shqipëria me vreshtat më të vjetër në Europë
Në prodhim janë 10 mijë hektarë, sipas të dhënave zyrtare, ndërsa pjesa tjetër është sipërfaqe e re.
Megjithëse sipërfaqja është më e larta e këtyre viteve, sasia e prodhuar e rrushit është ulur vitin e kaluar. Prodhimi ra me 2% për shkak të uljes së rendimentit po në këto nivele.
Ekspertët e fushës mendojë se ky është një faktor i përkohshëm, ndërsa theksojnë se ulja e sasisë së prodhuar për sipërfaqe (periudhë me thatësirë të lartë) cilësia e lëndës së parë për verën ka qenë mëe mirë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.