Shqipëri-Kosovë, paketë e përbashkët turistike, vitin e ardhshëm

Shqipëri-Kosovë, paketë e përbashkët turistike, vitin e ardhshëm


Një ofertë e përbashkët turistike pritet të prezantohet nga Shqipëria dhe Kosova.

Ministrat e Turizmit të dy vendeve Bajram Hasani dhe Blendi Klosi kanë rënë dakord gjatë një takimi të mbajtur në Prizren.

Sipas ministrit Klosi, dy vendet do të punojnë në ndërtimin e një strategjie për të siguruar një ofertë të përbashkët përfshirë edhe vendet e Ballkanit.

Ministri Klosi tha se, “Ajo që na del detyrë është që të kemi mundësinë të bëjmë një program të përbashkët ndërmjet 2 institucioneve, tona që politikat administrative ta ndjekin me korrektesë atë çfarë biznesi privat dhe shoqëria civile ka realizuar. Prandaj një grup i përbashkët do të kenë mundësi që deri në tetor të përgatisin një agjendë të përbashkët që t’ia paraqesim tur operatorëve në një takim të përbashkët për ta parë jo vetëm dy anët e bjeshkës si një të tërë por të kemi një mundësi që në të gjithë rajonin e Ballkanit të kemi oferta të përbashkëta”.

Në vjeshtë në Brezovicë apo Rugovë do të bëhet hapja e sezonit turistik dhe ministr Hasani tha se pritet të ketë një tërheqjen sa më të madhe të turistëve nga vendi dhe rajoni.

“Ne jemi për bashkëpunim sidomos me shtetin shqiptar, sepse ka mundësi për fushën e bashkëpunimit edhe sa i përket turizmit. Biseduam që në fillim të sezonit së vjeshtës në Brezovicë, apo Rugovë të bëjmë hapjen e sezonit turistik dhe t’i japim një mesazh dhe t’i ftojmë të gjithë turistët të na vizitojnë dhe se ka shumë vend për të na vizituar edhe turistët nga shteti shqiptar”- u shpreh  tha ministri Hasani.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0