Sipas Global Liveability Index, qytetet më të mira për t’i quajtur shtëpi nuk kanë të bëjnë aspak me Amerikën, ëndrra e shumë prej nesh. Kanadaja përfaqësohet me tre qytete, Calgary, Vancouver dhe Toronto. Qyteti më i mirë për të jetuar është Viena, Austri.
Indeksi i Global Liveability krahason qytetet botërore me njëri-tjetrin në aspektin e sigurisë, arsimit, kujdesit shëndetësor, jetës urbane dhe infrastrukturës.
Gjashtë nga 10 qytetet me vlerësimin më të lartë janë në Australi dhe Kanada ku dendësia e popullsisë është më e ulët.
“Zhurma e madhe e qytetit” vjen me infrastrukturën e rënduar, varfërinë dhe normat më të larta të krimit. Nju Jork (57), Londra(48) dhe Parisi (19) janë qendra biznesi dhe dallohen si qytete të jetës me cilësi të lartë. Por secili prej tyre ka nivele të larta krimi dhe mbipopullimi që i bëjnë ata shumë më pak të jetueshëm sesa kolegët e tyre në top 10.
Qendrat e biznesit global kanë tendencën të jenë viktima të suksesit të tyre, shkruajnë analistë nga Njësisë së Inteligjencës në The Economist në raportin e indeksit të lëshuar të hënën.
Përveç Vienës, vetëm një qytet tjetër evropian është pjesë e 10-tëshes më të mirë. Kopenhagen konsiderohet qyteti i nëntë më i pranueshëm për tu jetuar në botë.
Megjithatë, ekziston një korrelacion midis llojeve të qyteteve që rrijnë në krye të renditjes. Ata që renditen në 10-tëshe kanë tendencën të jenë qytete të mesme në vendet më të pasura. Disa qytete gjithashtu kanë dendësi relativisht të ulët të popullsisë. Plus ata kanë një numër aktivitetesh kulturore dhe rekreative, tërheqëse për banorët pa pasur nivele të larta të krimit dhe infrastrukturë të mbingarkuar.
Qytetet më të mira për të jetuar në vitin 2018:
/Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.