Cigaret elektronike, një "zgjidhje"e dëmshme

Cigaret elektronike, një “zgjidhje”e dëmshme


Avulli i cigareve elektronike mund të dëmtojë qelizat jetike të sistemit imunitar.

Studime të mëhershme ishin fokusuar te përmbajtja kimike e lëngut të cigareve elektronike, ndërsa studimi eksperimental i publikuar online në revistën “Thorax”  është fokusuar në krijimin e një proçedure mekanike për të imituar avullin në laborator.

Lexoni: Paraja është motivuesi më i mirë për njerëzit që duan të lënë duhanin

Profesor David Thicket i Universitetit të Birminghamit ka përdorur mostra të indeve të mushkërive të ofruara nga 8 persona joduhanpirës.

Përmes këtyre mostrave, ai ka zbuluar se avulli shkakton inflamacion dhe dëmtim të aktivitetit të makrofagut alveolar, qeliza që luftojnë grimcat potencialisht të dëmshme të pluhurit, bakteret apo alergjenet.

Ai thotë se disa prej efekteve ishin të ngjashme me ato që janë vërejtur te duhanpirësit e rregullt dhe njerëzit me sëmundje kronike të mushkërive.

Lexoni: Kompania e cigareve ndalon me ne fund pirjen e duhanit neper zyrat e saj

Kjo është arsyeja se përse ata paralajmërojnë për më shumë vëmendje, përkundrejt opinionit se cigaret elektronike janë të sigurta.

Gjithsesi, Departamenti i Shëndetit Publik në Angli thotë se ato janë shumë më pak të dëmshme krahasuar me duhanpirjen, ndaj njerëzit nuk duhet të hezitojnë t’i përdorin, në rast se e shohin si një mënyrë të mirë për të hequr dorë nga cigaret.

/Dita.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0