Nga një anë Greqia përmbyll një periudhë kursimi, që ka bërë Prodhimin e Brendshëm Bruto të zbresë me një të tretën e tij. Vendi mbetet nën një monitorim të fortë tremujor nga kreditorët europianë dhe i është dashur të angazhohet ndërkohë në “misionin e pamundur” të rregullimit të bilancit shtetëror deri në fund të 2060, përndryshe kthimi efektiv i vendit në tregjet e kapitalit mund të jetë i komplikuar dhe i vonuar nga erërat e paqëndrueshme që vijnë kryesisht nga problemet e fqinjëve (Turqi e Itali). Ndërkohë, Greqia ka hyrë në një klimë të gjatë paraelektorale (zgjedhjet mund të zhvillohen pranverën e ardhshme), ccka mund të risjellë impulse populiste, deri tani të përmbajtura.
Për sa i përket Europës, kriza greke ka krijuar tensione të mëdha mes anëtarëve të saj dhe kufizimet e saj institucionale kanë nxjerrë në pah nëvojën për refroma për të shmangur rrezikun e ndonjë problemi strukturor në të ardhmen.
Wall Street Journal shkruan shkruan se po i jepet lamtumira krizës së euros, por Italia mbart ende rrezikun e një rikthimi të krizës.
Kryeministri Alexis Tsipras fillimisht kishte planifikuar të festonte daljen formale të vendit nga kthetrat e borxhit në dy mënyra: një lajmërim i tij për të gjithë vendin nga ishulli Kastellorizo, ku ish kryeministri Papandreou lajmëroi krizën me 23 Prill 2010, dhe një mini samit në Athinë me disa lidër europianë. Por idea është hedhur poshtë, pasi qeveria e tij është në presion të kritikave për përballjen me zjarret që shkatërruan në fund të korrikut Athinën Lindore.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Tsipras po përgatit një riformatim të qeverisë që pritet të ndodhë në shtator, kur qeveria greke do të bëjë të ditur edhe disa masa të reja lidhur me taksat.
Burimi: Ilsole24ore.com, Wsj.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.