Shkruar nga Kostandin Feshti
E kush nuk do të udhëtojë e të shëtisë botën, por jo të gjithë janë aq fatlumë sa të shikojnë vendet e botës në periudhën glamuroze të verës. Prandaj ne po ju shpalosim muajt më idealë për të udhëtuar në destinacione piktoreske si Italia, Franca, Spanja, Portugalia etj, por jo vetëm.
- Muajt Prill dhe Maj
Këto dy muaj janë definitivisht muajt e ofertave dhe motit të mirë në vendet e përmendura më sipër. Biletat e avioneve janë më të lira, hotelet me nga katër yje janë më të përballueshëm dhe fluksi i turistëve nëpër çdo cep turistik nuk ka filluar akoma.
Madje, po të kërkosh, biletat nga Tirana në Romë gjatë datave 18/19 Prill kushtonin diku tek 190 euro, ndërkohë që po të njëjtat data, por në muajin Korrik, çmimi i biletave, pra gjithmonë pë dy persona kushtonte rreth 240 euro. Pra, me një diferencë prej 50 eurosh, ti kursen atë turizmin kaotik të Korrikut, madje me këtë çmim nxjerr edhe një biletë për disa nga muzetë më të famshëm të Romës.
- Muajt Shtator, Tetor dhe Nëntor
Tre muajt e artë për të realizuar ëndërrat që përfshijnë foto nëpër pallatet mbretërorë, bulevarde me famë ndërkombëtare. Për disa persona kjo mund të jetë një pikë mjaft e rëndësishme: KANË FILLUAR ULJET. Dyqanet nga më të përballueshmet, deri tek ato firmë kanë filluar sezonin ku çmimet reduktohen dhe dhomat e hoteleve të turistëve mbingarkohen (nga qeset e shoppingut pa kufij).
Gjithashtu, kush mund të mohojë bukurinë e vjeshtës në vende si Barcelona apo Parisi. Por, më e bukura qëndron tek fakti se dhe për këto vende që duken të pa kapshme arrin të gjesh e të gjurmosh oferta, të cilat me të vërtetë që mund të të habisin dhe të kenë një leverdi të madhe.
Sigurisht që në këtë periudhë fluksi mund të rritet paksa, pasi nuk i ofrohen vetëm Shqipërisë oferta me leverdi, por sërish, zhurma dhe rrëmuja e verës mbeten të pa krahasueshme. Pra, ti vërtet do të ndeshesh me rradhë apo kolona njerëzish, por nëse do të shikosh se ku ka fjetur Marie Antoinette dhe të bësh foto me një peizazh të artë nga mbrapa, falë gjetheve që janë duke rënë, duhet të sakrfikosh pak.
Biletat vajtje/ardhje nga Tirana në Paris, në datat 24/25 Gusht, kushtonin plot 1392 euro, për dy persona. Ndërkohë që në muajin Tetor, po të njëjtat data, pra 24/25 Tetor, biletat Tirane/Paris kushtonin vetëm 484 euro, përsëri për dy persona. Pra, një diferencë prej 908 eurosh. Pikërisht me 908 euro të kursyera mund të shpenzoni nëpër dyqane, apo muzeumet dhe restorantet më të mirë që Parisi mund të ofrojë.
Këto janë muajt në të cilët ju mund të realizoni dëshirat tuaja, por edhe pa harxhuar shumë e pa paguar çmime ekstreme dhe të pa justifikueshme.
Sa për pushimet verore, gjithashtu rekomandohet shumë muaji Qershor dhe ai i Shtatorit, pasi ka oferta fantastike, të cilat mund të kënaqin një familje të tërë. Lidhur me destinacione ju themi që janë: Turqia, Greqia apo edhe Italia e Spanja. Destinacione të cilat kanë me të vërtetë për të ofruar.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.