Volkswagen do të investojë 3.5 miliardë euro në shërbimet dixhitale

Volkswagen do të investojë 3.5 miliardë euro në shërbimet dixhitale


Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen ka vënë si objektiv të avancojë në ofrimin e “shërbimeve të mobilitetit me një flotë të ndërlidhur” dhe ka marrë dy hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

Kompania ka bërë të ditur se do të investojë 3.5 miliardë dollar deri në vitin 2025 për të ndërtuar biznese dhe shërbime dixhitale, si softuerë që përmirësojnë makinat automatike, ashti si edhe konfirmimin për të një skemë gjithëpërfshirëse të makinave elektrike në Berlin.

Në një deklaratë që përshkruan detajet e planit të investimeve dixhitale, Volkswagen shpjegoi se po punon me softuerin e ri të IT, i njohur si “vw.OS”, që do të përshtatet për modelet e makinave elektrike duke filluar nga 2020. Ky softuer i ri do të shpërndajë rreth 70 njësi të kontrollit dhe sensorë të veçantë në çdo automjet dhe do t’i bashkojë ato në një burim të unifikuar për të përmirësuar aftësitë autonome të drejtimit.

Kjo do të thotë, për shembull, që një automjet i ardhshëm autonom mund të parkojë vetë pas marrjes së të dhënave përkatëse në lidhje me drejtimin, rreziqet dhe frenat. “Kemi një vizion të qartë: ne do të vazhdojmë të ndërtojmë makina superiore. Por, duke ecur përpara, makinat tona Volkswagen do të jenë gjithnjë e më shumë “pajisje dixhitale në rrota”, tha Jürgen Stackmann, anëtar bordi për shitjen.

Kompania sheh një mundësi të madhe për sipërmarrjen me kalimin në shërbime dixhitale dhe pret të gjenerojë shitjet rreth 1 miliard euro deri në vitin 2025 nga ndërhyrjet e reja në treg.

Ndërkohë, ajo parashikon të fillojë dixhitalizimin e të gjithë rrjetit të makinave që do të përdorën nga komsumatorët. Volkswagen zbuloi gjithashtu një skemë edhe për dhënien e për klientët të makinave elektrike në Berlin. Makina e 1.500 e-Golf do të dalë në tremujorin e dztë 2019, që do të pasohet nga 500 automjete në një datë të mëvonshme. Programi ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes për përfitimet nga mobilitetit dhe planet e Volkswagen për të zgjeruar atë në qytete të tjera të mëdha në Gjermani, përpara se të shtrihet në tregjet kryesore europiane dhe qytetet e përzgjedhura në Amerikën e Veriut nga viti 2020.

Përktheu Adela Saliaj

Marrë nga Warc.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0