Qeveria e Delhit ka shtuar një lëndë të re në shkolla me shpresën që do të transformojë mënyrën e edukimit të fëmijëve.
Fëmijët në Delhi, parashkollor deri në 14 vjeç mësojnë çdo ditë rreth lumturisë, që përfshinë yoga dhe meditim dhe si fëmijët të ndihen të lumtur për veten.
Lënda zgjat 45 minuta, ajo fillon me meditim dhe vazhdon me rrëfim historish dhe aktivitete. Ndërkohë që kjo lëndë e re nuk ka provime, mësuesit bëj vlerësime periodike për progresin e fëmijëve duke përdorur “Indexin e Lumturisë”.
“Në 30 vitet e fundit ne kemi prodhuar shumë punëtorë për industrinë, fabrikat… por ne nuk kemi zhvilluat njerëz të mirë me vlera,” thotë zëvendeëskryeministri dhe ministri i arsimit Manish Sisodia.
Edukimi duhet t’i shërbej një qëllimi moral më të madh dhe shoqëror, e nuk duhet parë si një izolim nga nevojat e shoqërisë. Edhe pse synojmë barazi ekonomike, ne duhet të përpiqemi për ‘barazi në lumturi’.”
Kurrikula e lumturisë, e nisur më 2 korrik nga Dalai Lama, është pjesë e një pakete më të gjerë të reformave të nxitura nga Partia qeverisëse Aam Aadmi, për t’u larguar nga një sistem që mbështetet shumë në mbigopjen me provime.
Sistemi arsimor i Delhi përbëhet nga shkolla publike dhe private. Ai fokusohet në të mësuarit rutinë dhe rezultatet e provimeve, dhe cilësia e mësimdhënies shpesh është shumë e dobët.
Universitetet më të mira të Indisë kërkojnë rezultate të larta për pranim. Me konkurrencë e lartë për kapur një vend në to, kopjet në provime janë bërë një problem i madh. Në vitin 2015, prindërit dhe shokët e studentëve u fotografuan duke e ngjitur në muret e sallave të provimeve për të ndihmuar studentët me përgjigjet.
Ky realitet, është i ngjashëm edhe me vendin tonë. Dritëro Agolli ka thënë: “Gabimi i një doktori, varroset në tokë. Gabimi i një arkitektit, bie në tokë. Kurse gabimi i një mësuesit, ecën nëpër tokë”. Ndaj reforma të reja në arsim, për të ndrequr një sistem ‘të vjetëruar’, ndoshta do të na bënin dhe ne të lumtur.
/WeForum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.