Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Policisë Rrugore kanë vijuar kontrollet në funksion të planeve të nisura më herët nga rrugorët e kryeqytetit.
Krahas kontrolleve me mjetet speciale radar e drager, tashmë monitorimi dhe konstatimi i shkeljeve po realizohet edhe me dron, për të evidentuar e ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.
Kontrollet janë fokusuar te kontrolli dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që:
- Nuk u japin përparësi mjeteve që qarkullojnë në rrethrrotullim,
- Nuk u japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre,
- Kryejnë parakalime në rrugë me fushëpamje të kufizuar ku dhe rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është më e madhe.
Nga monitorimet dhe kontrollet përgjatë këtyre ditëve janë konstatuar dhe ndëshkuar me masa administrative, 128 drejtues mjetesh për shkeljet e lartpërmendura.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për zbatim të rregullave të qarkullimit si nga drejtuesit e mjeteve ashtu dhe nga këmbësorët me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto