Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim do të japë 500 milionë euro hua për ndërtimin e Gazsjellësit TAP.
BERZH bën të ditur, se Bordi i drejtorëve i Bankës miratoi një kredi deri në 500 milionë euro për ndërtimin e gazsjellësit TAP.
“Gazsjellësi 878 kilometra do të fillojë në kufirin e Greqisë me Turqinë duke kalauar në Shqipëri dhe më pas nën detin Adriatik për të përfunduar në Itali. Ai përbën pjesën e fundit të Korridorit Jugor të Gazit që do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut drejt Europës”, thuhet në njoftim.
Lexoni: Gazsjellësi TAP ngjitet 2100 mbi nivelin e detit në Qafën e Martës
Me një kapacitet fillestar vjetor prej 10 miliardë m3 e barabartë me konsumin e energjisë së gati 7 milionë familjeve në Europë, gazsjellësi do të ndikojë në mënyrë domethënëse në diversifikimin e furnizimit me energji në Europë. Sipas BERZH, ky projekt do ta bëjë më të lehtë furnizimin me energji për konsumatorët dhe do të ndikojë në reduktimin e dukshëm të karbonit krahasuar me qymyrin. Transmetimi i parë i gazit pritet të nisë në 2020.
Lexoni: Gazsjellësi TAP, 14 milionë euro për përgjegjësinë sociale në Shqipëri
Në total, kosto e Gazsjellësit TAP pritet të arrijë në 4.5 miliardë euro. 1.5 miliadë prej të cilave, u financuan nga po këtë vit nga Banka Europiane e Investimeve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto