Sipas një studimi, njerëzit me humor janë më inteligjentë

Sipas një studimi, njerëzit me humor janë më inteligjentë


Shumë studime kanë zbuluar një lidhje midis humorit dhe inteligjencës.

Hulumtuesit në Austri së fundmi kanë zbuluar se njërëzit me humor, veçanërisht ata me “një humor të zi” (ironik), kanë nivel më të lartë inteligjence se miqtë e tyre seriozë. Ata bien dakord se nevojitet një aftësi njohëse dhe emocionale për të bërë humor. Shkurt, jo të gjithë e kanë këtë aftësi.

Analizat tregojnë se njerëzit me humor kanë inteligjencë të lartë verbale dhe jo verbale, por shpesh janë agresiv dhe të ç’rregullt.

Jo vetëm që njerëzit me humor janë të mençur, por ata janë të këndshëm dhe për t’i patur në shoqëri. Dëshmitë sugjerojnë se një ndjenjë e mirë e humorit është e lidhur me inteligjencën e lartë emocionale dhe është një cilësi shumë e dëshirueshme në një partner. Psikologët e përshkruajnë humorin si një “tipar të trashëgueshëm”. Në studimet e atraktivitetit, burrat dhe gratë i vlerësojnë njerëzit që qeshin si më tërheqës dhe humori është një nga tiparet më të rëndësishme në një partner afatgjatë.

Në psikologji përdoret termi “humor pozitiv” për t’iu referuar njerëzve, të cilët e përdorin humorin për të forcuar marrëdhëniet dhe për të reduktuar konfliktet. Humori është një startegji e mirë që i ndihmon njerëzit të reduktojnë stresin dhe problemet.

Ndërsa humori “negativ”, si sarkazma, talljet apo humori vetëmbrojtës, nuk ofron të njëjtat përfitime. Ky humor lidhet më shumë me një gjendje të zymtë dhe agresive.

Njerëzit me humor, nuk bëjnë për të qeshur vetëm të tjerët por edhe veten. Neurobiologjia tregon se e qeshura çon në ndryshime të trurit gjë që shpjegon lidhjen midis humorit dhe inteligjencës.

Dëshmi të shumta tregojnë se humori rrit vetëbesimin dhe aftësitë e individit duke i bërë njerëzit me humor të kenë ndikim në shoqëri.

/WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0