Gjysma e bizneseve të turizmit në informalitet

Gjysma e bizneseve të turizmit në informalitet


Gati gjysma e bizneseve të turizmit janë informalë. Pavarësisht paralajmërimeve nga tatimet, gjatë kontrolleve të ushtruara ka rezultuar se 49% e bizneseve në turizëm punojnë në informalitet.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se në dy javët e fundit janë kontrolluar në terren gati 1800 biznese turizmi, nga të cilat 49% janë kapur me shkelje fiskale.

Rastet më të shumta të shkeljeve janë ato të mos-lëshimit të kuponit tatimor, për të fshehur xhiron reale, mos-regjistrimit të punonjësve apo blerjeve të mallrave të pashoqëruara me faturë, sipas tatimeve. Por, nuk mungojnë biznese tërësisht të paregjistruara, të cilat rrejdhimisht nuk paguanin asnjë detyrim.

Inspektorët e tatimeve kanë vendosur në total një gjobë me vlerë mbi 30 milionë lekë. Për tre biznese të kapur në përsëritje të shkeljes, tatimorët kanë mbyllur aktivitetin e tyre.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0