Sa toksik është vendi juaj i punës? Shumë nëse këto 8 gjëra vazhdojnë të ndodhin çdo ditë

Sa toksik është vendi juaj i punës? Shumë nëse këto 8 gjëra vazhdojnë të ndodhin çdo ditë


Përktheu Adela Saliaj

Sipas shkollës së Biznesit UNC Keenan-Flagler, vendet e punës që kthehen në toksike, u kushtojnë punëdhënësve amerikanë 23.8 miliardë dollarë në vit si pasoje e  mungesës, shpenzimeve të kujdesit shëndetësor, produktivitetit të humbur dhe të tjera. Aseti më i vlefshëm i një kompanie, njerëzit e saj, janë të paaftë për të patur një performancë të lartë, sepse shumica janë shumë të shpërqendruar nga njerëzit që përpiqen të sabotojnë dhe manipulojnë mjedisin e punës. Nëse punoni në një vend të tillë, ka shumë të ngjarë që ju keni hasur këto tetë sjellje të punës toksike.

  1. Punonjësit shkelin politikat e kompanisë. Këta punëtorë nuk kanë lidhje me biznesin duke shkelur në mënyrë të përsëritur politikat e kompanisë. Gjëra të tilla si, vjedhja nga kompania, ndarja e informacioneve, përfshirja në praktika diskriminuese, ngacmimi apo ngacmimi seksual janë disa nga problemet.
  2. Punëtorët zakonisht nuk janë të besueshëm. Këta janë punonjës që vazhdimisht i humbasin afatet, vijnë vonë dhe largohen herët, dhe mungojnë në mënyrë misterioze. Ata nuk mund pritet të kryejnë një punë të mirë dhe nuk mund të keni besim tek ata.
  3. Punonjësit janë lojtarë të dobët të ekipit. Punonjësit kokëfortë, të zhurmshëm ose viktimizues e bëjnë të vështirë që kolegët të mund të kryejnë siç duhet punën e tyre. Disa veprojnë sikur i dinë të gjitha dhe nuk kanë nevojë për mendimin e askujt; të tjerët ankohen deri në pikën ku askush nuk dëshiron të punojë me ta.
  4. Punonjësit keqpërdorin njëri-tjetrin. Punëtorët, nisur nga pakënaqësitë e tyre bëjnë thashetheme pas takimeve për të “kryqëzuar” menaxhimin dhe drejtimin e kompanisë. Ata janë kryesisht adoleshentë të korporatave, koha e së cilës me kompaninë është gati të skadojë, dhe janë gjithmonë të gatshëm të përhapin zëra negativë për të tjerët.
  5. Punonjësit janë rezistent ndaj ndryshimeve. Meqë bota po evoluon vazhdimisht dhe kërkon përshtatje të vazhdueshme, punonjësit që janë rezistues ndaj ndryshimeve e kane të garantuar që shumë shpejt do të bëhen shumë të vjetëruar dhe do të dështojnë. Lajm i keq është se ata mund të marrin kolegë të tjerë me vete.
  6. Menaxhimi funksionon përmes burokracisë. Ka shumë nivele të miratimit dhe menaxhimit për të bërë realizuar gjërat dhe nevojë për më shumë fokus tek kompanitë e vogla.
  7. Kur menaxherët nuk komunikojnë qartë. Punonjësit nuk e kanë të qartë se çfarë po ndodh dhe askush nuk njeh situatën reale aktuale apo atë çfarë pritet të ndodhë në të ardhmen. Kjo shkakton konfuzion, frikë dhe ankth në mendjet e punëtorëve.
  8. Menaxhimi ka pak ose aspak interes për balancën punë-jetë të punonjësit. Jeta personale ose familjare e punonjesve duhet të sakrifikohet për punën. Kjo zakonisht dëshmohet nga 50 javë pune, pak ose aspak kohë pushimi, dhe disponueshmëria 24 orë në javë për komunikim në punë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0