Problemi është, ti nuk mund të ndërtosh një rreth të fortë profesional nëse nuk hapesh me kolegët. Por në të njëjtën kohë kjo gjë është e vështirë, sepse mund të flasësh për gjërat e gabuara të cilat mund të kenë një ndikim të negativ në karrierën tënde.
Duhet të kuptosh ku është kufiri dhe të jesh i kujdesshëm të mos e kalosh atë, sepse çdo gjë që thoni nuk mund të zhbëhet.
Njerëzit me inteligjencë emocionale janë të aftë ti lexojnë të tjerët dhe kjo aftësi ju mëson se çfarë duhet dhe nuk duhet të tregojnë për veten në punë. Por një gjë është e sigurt, ata kurrë nuk ndajnë këto gjëra që mund t’i japin një drejtim të gabuar karrierës së tyre.
- Bindjet politike
Bindjet politike të njerëzve janë shumë të lehta për t’u diskutuar rastësisht në punë. Mosmarrëveshjet lidhur me pikëpamjet e dikujt tjetër mund të ndryshojnë shpejt perceptimin e njerëzve për ju.
Sigurisht, njerëzit në përgjithësi e trajtojnë politikën ndryshe, por deklarimi i bindjeve tuaja mund t’i largojë disa njerëz e mund të intrigojë disa të tjerë. Njerëzit e ndërtojnë jetën e tyre rreth idealeve dhe besimeve. Jini të gatshëm për ti dëgjuar të tjerët pa i përfshirë pikëpamjet tuaja, sepse mjafton vetëm një vështrim mosmiratues për të nisur një konflikt. Pikëpamjet politike janë aq thellë të rrënjosura tek njerëzit, sa që nëse i sfidoni ato ka më shumë gjasa të para-gjykoheni se sa t’ja ndryshoni mendjen.
- Të mendosh se dikush është i paaftë
Gjithmonë do të ketë njerëz që nuk i kryejnë mirë të gjitha detyrat në vendin e punës, dhe të gjithë e dinë se kush janë këta persona. Nëse nuk e keni fuqinë t’i ndihmoni apo ti pushoni nga puna këta persona, atëherë mos u mundoni kot. Fakti që ju flisni keq për aftësitë e dikujt nuk ju bën juve më të mirë. Ju thjesht bëni një figurë të keqe sepse në këtë botë nuk njerëz të pagabueshëm.
- Sa para fiton
Prindërit tuaj duan ta dinë dhe të krenohen me rrogën tuaj, por në vendin e punës kjo temë sjell negativitet. Është e pamundur që pagat të ndahen në mënyrë të barabartë, dhe kur ju bëni publike pagën tuaj kolegët vihen në pozita të parehatshme. Në momentin që dikush e di se sa fitoni, çdo gjë që ju bëni fillon të shihet më një përçmim. Është tunduese të rrëfeni shifrat e pagës tuaj me miqtë tuaj, por kur kjo të ndodh përgatituni sepse nuk do ta shihni më njëri tjetrin me të njëjtin sy.
- Që e urren punën tënde
Gjëja e fundit që dikush do të të dëgjoj në punë është që të ankoheni dhe ta urreni punën që bëni. Ju do të etiketoheni si një person negativ, që nuk e pëlqen punën në grup. Në të njëjtën kohë, kjo ul dhe moralin e grupit.
- Që po kërkon një punë të re
Në momentin që ju tregoni se po planifikoni të largoheni, ju thjesht ju shkaktoni të gjithëve një humbje kohe. Mund të ndodh që kërkimi juaj për punë të mos ketë sukses, prandaj është më mirë të prisni deri në momentin që do të gjeni një punë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.