Muaji Gusht, muaji i Galaxy Note 9

Muaji Gusht, muaji i Galaxy Note 9


Galaxy Note 9 pritet të lançohet gjatë muajit Gusht.

Galaxy Note 9, nuk do të jetë emri i tij zyrtar, sepse flitet për një konvertim të emrit.

Bloomberg thotë se smartphone-i i përditësuar do të jetë i ngjashëm me modelin e vitit të kaluar, edhe pse mendohet të ketë një proçesor të ri Qualcomm. Së bashku me një kamera të re dhe të përmirësuar, të cilat do të janë risia që Samsung sjell për këtë produkt.

Note 9 mund të jetë telefoni i parë i Samsung, i cili do të përfshijë një skanues gishti në ekran.

Note është smartphone-i me formatin më të madh i Samsung, i quajtur ndryshe “phablet.”

Me fat ata që do ta blejnë këtë telefon.

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0