Shqiptarët, gjithnjë në përpjekje për të paguar kredinë në kohë

Shqiptarët, gjithnjë në përpjekje për të paguar kredinë në kohë


Edhe pse norma e interesit për huatë prej vitesh tashmë është e ulët, konsumatorët e bizneset vijojnë të tregojnë se janë në vështirësi. Kreditë që nuk po kthehen në afat në banka kanë shfaqur sërish një tendencë rritëse muajin e fundit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredive me probleme ndaj totalit të huasë në fund të muajit prill arriti në 13.46 lekë  (0.03 pikë përqindje më shumë se një muaj më parë). Pagesat në kohë po bëhen sfidë për individët e bizneset, e njeherazi edhe pengesë për të marrë hua të re. Krahasuar me një vit më parë, totali i kredisë është 0.4% më i ulët se një vit më parë.

Ju mund të lexoni edhe: Kredia vend numëro. “Lufta” e bankave mes fshirjes dhe kredisë së re

Megjithatë duhet teksuar, se një pjesë e mirë e debitorët më të mëdhenj në banka, kanë riparë kontratat me bankat duke I shtrurë në kohë, apo mundësi të tjera pagese (duke dalë nga lista e debitorëve të këqinj). Kjo bëri që huatë me probleme të zbresin nga gati 25% dz vite më parë, në rreth 13.5%.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0