Konfindustria: të rikthehet taksa e sheshtë

Konfindustria: të rikthehet taksa e sheshtë


Menjëherë pas letrës së ministrit të Financave dërguar biznesit për konsultime për paketën fiskalë përgjigjet Konfindustria. Në një njoftim për shtyp. Administratori i saj  Gjergj Buxhuku thotë se,  politika fiskale e vendit për vitin 2019 duhet të kalojë në sistemin e taksës së sheshtë dhe me kah ulës të ngarkesës për qytetarët dhe bizneset e tregut të lirë.

Për këtë, sillet në vëmendje strategjia e qeverisë së re të Italisë, për zbatimin e taksës së sheshtë/flat tax për qytetarët dhe bizneset. Ndryshimet thelbësore të politikës fiskale të Italisë si partneri kryesor tregtar do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet ekonomike në Shqipëri.

Ju mund të lexoni edhe: Paketa fiskale, Ahmetaj fton sipërmarrësit për konsultime

Për Konfindustrinë, nuk kan qenë e suksesshme politika e deritashme e taksave.

Konfindustria vëren se, “rritja mesatare vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto në më pak se 2.5% në 5 vitet e fundit, borxhi publik që nuk po shënon rënie nga niveli i 72% të PPB-së, informaliteti i larte shprehur dhe ne zhvlerësimin e fortë të panatyrshëm prej mbi 8% të Euro-s kundrejt Lek-ut, vendi i fundit në Rajon për tërheqjen e investimeve të huaja, emigracioni i shtuar dhe goditja e mirëqënies se shtresës së mesme, etj. janë tregues të qartë të nevojës për ndryshime thelbësore të politikave ekonomike dhe fiskale të vendit”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0