Nëse rruga Tiranë-Durrës ju ka shqetësuar, tashmë priten përmirësimet. Java ka nisur me punime në autostradën e këtij segmenti.
Por, nisja e punimeve në qershor, ka ngjallur debat për trafikun që mund të krijohet në prag të pikut të turizmit detar.
Që me nisjen e punimeve ka pasur shtim të trafikut në rrugën dytësore në dalje dhe hyrje të kryeqytetit.
Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka theksuar nga Vora, tha se kompanitë do të punojnë edhe natën për të përfunduar sa më shpejt ndërhyrjen.
“Brenda Qershorit ky segment do të jetë plotësisht i riparuar dhe do të jetë i hapur për trafikun. Pra bëhet fjalë vetëm për dy javë shqetësime’’, ka theksuar Ministri.
Punimi konsiston në një ndërhyrje emergjente për riparimin e shtresave të dëmtuara asfaltike. Sipas tij, kantieret janë të domosdoshme megjithëse kanë gjithmonë probleme.
Drejtoria e Rrugëve po bashkëpunon me policinë e shtetit për një disiplinë më të mirë të trafikut.
Megjithatë, ministri Gjiknuri tha se “Qytetarët që duan të shkojnë në jug, e mira është të marrin rrugën e Elbasanit dhe të shkojnë nga Rrogozhina”.
Ju mund të lexoni edhe: Gjiknuri: tarifë kalimi, ose taksë të gjithë shqiptarëve për rrugën Durrës-Morinë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto