Shpresa për paqe, pas takimit Trump Kim Jong Un

Shpresa për paqe, pas takimit Trump Kim Jong Un


Paqja është një nga kushtet për zhvillim ekonomik. Pas samitit historik me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se, “konflikti Korean do të përfundojë së shpejti”.

Trump dhe Kim Jong Un nënshkruan në fund të takimit, një marrëveshje për të bashkëpunuar për denuklearizimin dhe për një regjim të paqes në gadishullin korean.

Sipas dokumentit gjithëpërfshirës,  të dyja palët janë angazhuar të ndjekin negociatat dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenti I SHBA-ve, tha gjithashtu se procesi për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Jugut, do të nisë së shpejti.

Dokumenti i nënshkruar përmban 4 pika dakortësie.

1- Angazhimi i Partisë Popullore Demokratike të Koresë në denuklearizimin e plotë të gadishullit korean si dhe rikthimi i menjëhershëm i personave të humbur dhe të burgosurve të luftës që janë identifikuar (POË/MIA).

Sipas deklaratës, sekretari i shtetit në SHBA, Mike Pompeo dhe zyrtarët e Koresë së Veriut do të nisin negociatat pas samitit.

Megjithatë, CNN shkruan se, qeveria Koreane, ka deklaruar se do te vlerësojë me kujdes ccfarë nënkupton qëllimi I presidentit amerikan për denuklearizimin.

Dokumenti nuk përmend heqjen e sanksioneve ndërkombëtare që kanë paralizuar ekonominë e Koresë se Veriut, për ndjekjen e programit të armëve bërthamore.

Me gjithë suksesin, Samiti nuk ka “prodhuar” një traktat paqeje.

Korea e Veriut dhe SHBA kanë qenë në krahë të kundërt gjatë luftës koreane të vitit 1950-1953 dhe janë teknikisht ende në luftë, pasi konflikti përfundoi me një armëpushim.

Kina, pala e tretë në armëpushim, deklaroi se synon që të dy vendet të arrijnë në një dakordësi mbi denuklarizimin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0