Kanabisi mjekësor, Together marrëveshje në Kanada për 75 mln USD

Kanabisi mjekësor, Together marrëveshje në Kanada për 75 mln USD


Kompania e kanabisit mjekësor, Globus Pharma, e kontrolluar nga Together Startup Network Ltd., ka  nënshkruar një marrëveshje për të furnizuar me kanabis një kompani kanadeze, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Marrëveshja përmban një angazhim për të blerë një sasi minimale prej pesë tonwsh të kanabisit në kohën e lulëzimit ose 500 kilogramë vaj kanabisi nga Together gjatë vitit 2019 dhe 20 tonë lule kanabisi ose dy tonë vaj të kanabisit në vitin 2020. Sipas çmimeve minimale të përcaktuara, është 3 dollarë grami për lulen dhe 30 dollarë për një gram vaj. Të ardhurat minimale së bashku nga marrëveshja do të jenë 15 milionë dollarë në 2019 dhe 60 milionë dollarë në vitin 2020 dhe çdo vit pas 2023.

Globus Pharma tha se të ardhurat maksimale nga marrëveshja do të ishin 150 milionë dollarë për çdo vit të aktivitetit.

Kompania kanadeze ka një licencë për të importuar kanabis në Kanada dhe gjithashtu importon dhe eksporton kanabis në të drejtën e vet. Është e mundshme që interesi i saj wshtw çmimit relativisht I ulët i Globus Pharma është duke rënë dakord për të furnizuar kanabisin dhe dëshirën për të siguruar një furnizim të lëndës së parë në rast të një mungese.

Globus Pharma me qendër në Izrael, nuk ka autorizim për eksport nga Izraeli, por thotë se mund të prodhojë në Afrikë, ku po ngre një fermë dhe disa sera. CEO i Together, Nissim Bracha, tha se kompania do të jetë në gjendje të eksportojë kanabis nga Afrika në tremujorin e parë të vitit 2019.

Përdorimi i kanabisit është i ligjshëm në Kanada vetëm me recetë mjekësore. Senati Kanadez sapo ka miratuar një ligj që legalizon kanabisin, por ky ligj akoma nuk është miratuar përfundimisht sepse qeveria duhet të miratojë disa klauzola të diskutueshme në ligj. Konsensusi është se ligji do të miratohet deri në fund të vitit, por ashtu si në rastin e eksporteve të kanabisit nga Izraeli, asgjë nuk është e sigurt përpara miratimit përfundimtar.

Burimi: Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0