Për herë të parë njerëzit mund të shikojnë një film të realitetit virtual me paisje të veçanta në vend të ekranit të madh.
“Jam e lumtur që ishim në gjendje të mbështesnim këtë projekt kaq inovativ me një qasje të re në fushën e filmit”, tha Debora Kern, përfaqësuese e Ambasadës Zvicerane.
Gjatë 15 minutave të para, të ftuarit përjetuan një udhëtim virtual përmes eventeve të ndryshme brenda një tende cirku. Teknologjia VR lejon shikuesit të rrotullojnë këndin e pamjes dhe të shohin çfarë ndodh në 360º. Kjo është një mënyrë e re ndryshe nga filmat tradicional, ku kamerat kapin gjithçka që lëviz rreth e rrotull.
Lexoni: Arjeta Dhima në filmin e parë 360°. Intervistë me regjizorin Jonid Jorgji
“Edhe pse modeste, mbështetja jonë shkoi për një ekip të ri që përpiqet të sigurojë jetesën përmes artit. Shpresojmë që realizimi i këtij filmi, të inkurajojë prodhuesit e rinj të filmave që të mësojnë dhe të provojnë më shumë rrugë për të financuar idetë e tyre,” tha Dritan Mezini, drejtor executive i Fondacionit Kulturor Zviceran.
Kjo përvojë e shikimit është bërë e mundur duke kombinuar kamera speciale të përdorura për të krijuar filma dhe paisje individuale VR që shikuesit përdorin gjatë shfaqjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.