Bëhet fjalë për memet, redaktimi i fotove për të qeshur dhe përdorime të tjera, të cilat nuk do të lejohen më.
Neni mjaft i diskutuar 13 i ligjit “Për të drejtat e Autorit” mori 15 vota pro dhe 10 kundër në Komisionin Europian. Sipas këtij neni, ofruesit e platformave duhet të “marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre”.
Grupet e të drejtave dixhitale po bëjnë fushatë kundër Direktivës për të Drejtat e Autorit, të cilën Parlamenti Europian do ta votojë në fund të këtij muaji. Ligji synon të mbrojë të drejtat në kohën e internetit.
Kritikët thonë se ai keqkupton mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me përmbajtjen në Web dhe rrezikon një censurë të shtuar.
Direktiva është një përpjekje për të reformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë drejtë dhe platformave online.
Megjithatë, kritikët thonë se kjo do të kërkojë që të gjitha platformat e internetit të filtrojnë përmbajtjen e vendosur online nga përdoruesit, ç’ka mendohet të jetë një masë strikte e tepruar për fjalën e lirë.
Gjithashtu ka shqetësime se propozimet do të mbështeten në algoritme që do të programohen për “të luajtur të sigurtë” dhe të fshijë çdo gjë që krijon rrezik për platformën.
Tashmë fjala e fundit i takon Parlamentit Europian në korrik.
/Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.