Ja pse personaliteti dhe jo aftësitë të bëjnë një punonjës të shkëlqyer

Ja pse personaliteti dhe jo aftësitë të bëjnë një punonjës të shkëlqyer


Në një studim ndërkombëtar u  anketuan me më shumë se 500 drejtues biznesi duke u pyetur se çfarë e bën të mirë një punonjës. Kërkuesit donin të dinin pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët në vendin e punës dhe përgjigjet që morën ishin befasuese. Drejtuesit zgjodhën personalitetin përpara aftësive.

Personaliteti përfshin preferenca dhe tendenca të qëndrueshme përmes të cilave ne lidhemi me botën. Të jesh intorvert ose ekstrovert është një shembull i një cilësie të rëndësishme të personalitetit.

Cilësitë, të cilat drejtuesit në studim i quajtën si pjesë të personalitetit, ishin në fakt aftësi të inteligjencës emocionale. Dhe ndryshe nga personaliteti, i cili është “i shkruajtur në gur”, inteligjenca emocionale mund të ndryshohet dhe përmirësohet.

Punonjësit e shkëlqyer nuk kanë aftësi të jashtëzakonshme të dhëna nga Zoti; ata mbështeten në aftësitë e thjeshta të Inteligjencës Emocionale që çdokush mund t’i integrojë në personalitetin e tij.

Këto janë aftësitë që i dallojnë punonjësit e shkëlqyer nga pjesa tjetër:

Ata e tolerojnë konfliktin: edhe pse punonjësit e mirë nuk kërkojnë konflikt, ata nuk dorëzohen përpara tij. Ata janë në gjendje të mbajnë qëndrimin e tyre në mënyrë të qetë dhe të logjikshme. Ata janë në gjendje t’i kthejnë sulmet personale në qëllime për të arritur më shumë dhe asnjeherë ata nuk e përdorin këtë taktikë kundër të tjerëve.

Ata janë të guximshëm: punonjësit e mirë janë të gatshëm të flasin atëherë kur të tjerët heshtin, qoftë kjo për të bërë një pyetje të sikletshme apo për të dalë kundër një vendimi gjatë mbledhjes. Ata mendohen përpara se të flasin dhe zgjedhin momentin e duhur për të vepruar.

Ata dinë të kontrollojnë egon e tyre. Punonjësit e mirë kanë ego. Por ata asnjëherë nuk i japin vëmendje më shumë seç duhet. Ata i pranojnë gabimet dhe janë të gatshëm të përshtaten me mendimet e të tjerëve, qoftë kjo sepse dikush tjetër ofron një zgjidhje më të mirë, por edhe për të ruajtur harmoninë në skuadër.

Ata e kuptojnë kur gjërat janë gabim dhe i rregullojnë ato. Punonjësit e mirë nuk i bëjnë bisht problemeve. Ata gjithmonë përpiqen t’i zgjidhin ato menjëhërë.

Ata përqendrohen. Studentëve në Shkollën e Pilotëve shpesh iu thuhet, “Kur gjërat shkojnë keq, mos harroni të drejtoni avionin”. Aksidentet nga rëniet e avionëve janë pasojë e përqëndrimit të pilotëve për të gjetur zgjidhjen e problemit që lanë pas kur u shkëputën nga toka. Punonjësit e mirë e kuptojnë shumë mirë shprehjen: “Thjesht drejto avionin.” Ata nuk shpërqëndrohen nga klientët e bezdisshëm apo zënkat e pakuptimta. Ata arrijnë ta kuptojnë ndryshimin midis problemeve reale dhe zhurmës së panevojshme, për këtë arsye ata përqendrohen në gjërat që kanë vërtet rëndësi.

Ata i neutralizojnë njerëzit e padurueshëm. Të përballesh me njerëz ‘të vështirë’ është stresuese dhe shumë e lodhshme. Punonjësit e mirë i identifikojnë emocionet e tyre dhe nuk lejojnë inatin apo zemërimin të nxitë kaosin. Ata gjithashtu vlerësojnë pikëpamjen e personit ‘të vështirë’ dhe janë në gjendje të gjejnë zgjidhje dhe pika të përbashkëta. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontrollit, njerëzit emocionalisht inteligjentë janë në gjendje ti bëjnë ballë personit toksik, për të mos lejuar që ai ose ajo t’i demoralizojë.

WeForum

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0