Disney, kompania e filmave vizatimorë, ka bashkëpunuar me MIT Media Lab dhe Carnegie Melon për të nxjerrë në treg një nga produktet më të çuditshëm.
Duke bashkuar 26 qese me ajër të pavarura brenda një jeleku shpëtimi, ajo mundet të krijojë një sërë efektesh. Emri i saj? Force Jacket.
Kjo xhaketë mund të stimulojë mbledhjen e një gjarpri rreth trupit, si edhe përqafimet. Çdo qese me ajër mund të fryhet dhe shfryhet shumë shpejt. Kjo, krijon iluzionin se një veprim i caktuar po ndodh me të vërtetë. Madje ka disa nivele të përqafimit. Nga përqafim i lehtë, e deri te shtrëngimi i fortë. Qëllimi është që ndjesia të jetë më reale se ajo e simulatorëve deri më tani.
Kështu, Force Jacket mund të stimulojë gjithashtu pikat e shiut, ose rrahjet e zemrës. Gjërat bëhen akoma edhe më “serioze” ku mund të zgjedhësh midis një përqafimi fëmije apo të rrituri.
Kohët e fundit, ka patur shumë përpjekje për ta bërë VR (realitetin virtual) sa vjen edhe më real. Fokusi kryesor, është që të simulohen edhe ndjesitë më të vogla fizike. “Sense Glove” për shembull, të jep ndjesinë sikur je duke mbajtur një objekt fizik. Një fustan tjetër të jepte ndjesinë sikur po përjetoje situata të ndryshme. Por, mund të thuhet se ky është rasti i parë kur qeset me ajër, jo elektrodat, implementohet për një qëllim të tillë.
Syzet VR nuk janë ende një produkt në masë sepse ato janë ende shumë të shtrenjta. Kështu që ndoshta do të duhet edhe pak kohë që aksesorët e tjerë VR të marrin terren. Force Jacket e Disney, mund të fillojnë të përdoren në parqe të ndryshme apo kinema.
Burimi: Futurism
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.