Si një 17 vjeçar themeloi Subway me $1000 dhe u bë i pasur

Si një 17 vjeçar themeloi një ndër restorantet më të njohura me vetëm $1000


Subway, një nga brandet e restoranteve më të njohura në botë arkëton miliarda dollarë çdo vit. Ai është rrjeti më i madh fast food në botë me mbi 44.000 të tilla. 26.000 prej tyre ndodhen vetëm në Amerikë. Këto të dhëna e bëjnë atë t’ia kalojë edhe “McDonalds”.

Por ashtu si edhe çdo biznes tjetër, “Subway” filloi si një biznes i vogël, me një borxh midis shokësh e familjarësh. Nëse jeni duke menduar për të filluar një biznes të tillë, kjo histori mund të jetë frymëzuese për ju.

Subway, së pari u themelua nga një 17 vjeçar. Në viti 1965, Fred DeLuca i kërkoi një miku të familjes, Dr. Peter Buck, $1000 hua. DeLuca i përdori paratë për të hapur një fast food në Bridgeport, Connecticut. Në atë kohë, ai mendoi se kjo do t’a ndihmonte atë të kryente pagesat e shkollës. Për këtë arsye edhe kompania mëmë e “Subway” quhet “Doctor’s Associates Inc.”. Buck kishte një Ph.D., dhe DeLuca donte të bëhej doktor.

Kompania u quajt Pete’s Super Submarines për shkak të Peter Buck. Gjithsesi në reklama në radio, “Pete’s Submarines” dëgjohej si “Pizza Marines”,çka u jepte dëgjuesve një përshtypje tjetër për biznesin në fjalë. Si rezultat, ata e ndryshuan emrin në “Pete’s Subways”, dhe në vitin 1968, thjeshtë “Subway”.

Në librin e tij të vitit 2012 të quajtur Start Small Finish Big: Fifteen Lessons to Start — and Run — Your Own Successful Business, se ai nuk dinte asgjë rreth ushqimeve të fast food kur filloi biznesin.

Por kjo nuk e ndaloi aspak atë. DeLuca korri sukses shumë shpejt. Ai dhe Buck shitën 312 sandwich ditën e parë. Çdo njësi kushtonte midis 49 dhe 69 cent, sipas website të Subway. Këto shifra e bënë atë të mos shqetësohej më për pagesat e shkollës.

Në vitin 1974 kompania u kthye në një franchise. 30 milje nga Bridgeport, në Wallingford u hap pika e dytë e Subway. 10 vite më vonë, në vitin 1984 hapi pikën e parë jashtë Amerikës, në Bahrain.

Pas Bahrain, erdhi Kanadaja në vitin 1987 dhe trendi vazhdoi. Sot ka pika Subway në Kinë, Indi, France, Brazil, Rusi, e më gjërë. Janë thuajse 500 pika për çdo shtet të Amerikës.

Në një rezyme të plotë, DeLuca mori një hua prej $1000 për të hapur një biznes për të cilin ai nuk kishte aspak informacion. Ai donte një punë që të paguante shpenzimet e shkollës dhe përfundoi duke hapur rrjetin më të madh të fast food në botë.

DeLuca ishte president i Subway nga viti 1965 deri në vitin 2016 kur ai ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare. Vendin e DeLuca e mori motra e tij, Suzanne Greco.

Më poshtë vijojnë edhe disa të dhëna mbi kompaninë:

Subway info

  • CEO: Suzanne Greco
  • Business headquarters: Millford, Conn.
  • Franchising since: 1974
  • Initial investment: $147,050 to $320,700
  • Initial franchise fee: $15,000
  • New units in 2017: -222 units (-0.5 percent)
  • Training: 33 hours on the job, 62 hours in the classroom

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0