Një ditë me gra të suksesshme

Një ditë me gra të suksesshme


Një ditë frymëzuese ku dhjetëra vajza të reja patën mundësinë të mësonin se çfarë e bën një grua të suksesshme në Shqipërinë tonë të vogël. Seminari “Gruaja Shqiptare në Karrierë”, në moderimin e Armira Lazaj, njëkohësisht dhe ideatore e seminarit, mblodhi bashkë gra të suksesshme.

Folëset vinin nga fusha të ndryshme profesionale, por secila e veçantë dhe e suksesshme në atë që bënte.

Edlira Çepani, një nga femrat që ‘trumpeton’ më shumë nga të gjithë për barazinë gjinore në vend, ishte folësja e parë femër.

Pavarsisht mentalitetit se gruaja fshihet pas shpatullave të burrit, vëllait apo babait, kjo nuk i pengon femrat shqiptare të jenë të suksesshme.

“Është vetë ekonomia e tregut ajo që  kërkon që femrat të jenë aktive që ekonomia të ecë në rrugën e duhur,” tha znj. Çepani. Barazisë gjinore nuk i shpëtojmë dot, sepse ajo është e rëndësishme që vendi të ketë zhvillim dhe familja të jetë e shëndetshme.

Sipas Çepanit, një shoqëri që vlerëson vetëm burrat është si një zog me një krah, i cili sa do të përpiqet nuk fluturon dot.Një grua tjetër e suksesshme në fushën e sportit ishte ajo që na surprizoi me historinë e saj. Klodiana Shala, kampione atletike në Shqipëri dhe Ballkan dhe njëkohësisht këshilltare pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës, rrëfeu se përgjatë gjithë karrierës së saj është ndjerë e sulmuar nga burrat. Askush nuk besonte në aftësitë e saj si femër, duke e akuzuar si përdoruese të doppingut. Për këtë arsye, nëse kërkoni dhe në Google, Klodiana është sportistja e dytë në botë për kontrollet më të shpeshta të doppingut. Por kjo nuk e pengoi të bëhej ajo që është sot, dhe të punojë fort për ta ruajtur këtë status.

“Në fillim do të të gjykojnë, më pas do të pyesin si ja dole. Mos u trembni nga asgjë dhe askush,” kjo ishte këshilla e Klodianës për vajzat pjesëmarrëse.

“Thelbi i jetës është të jetosh për veten tënde. Unë kam jetuar për veten time dhe jam krenare,” kështu e mbylli fjalën e saj znj. Shala.

Xhoi Jakaj, e njohur si ish-drejtoreshë e Burgut të Grave aktualisht pedagoge pranë FSHN, ishte gjithashtu një nga folëset e këtij seminari. Në një rrëfim të shkurtër për jetën e saj, Xhoi na solli një tjetër këndvështrim të të qenit femër në shoqërinë tonë. Një femër e guximshme, e përkushtuar te studimet arriti që nga një mësuese bio-kimie të emërohet falë aftësive të saj si drejtoreshë në burgun e Grave në Tiranë.

“Diçka tepër e rëndësishme për femrat është të kenë mbështetjen e njëra-tjetrës, për të mos u ndjerë inferiore në shoqërinë tonë maskiliste,” tha znj. Jakaj. “Realizo ëndërrat brenda vetes, në këtë mënyrë do të frymëzosh dhe femrat e tjera”, vazhdoi më tej ajo.

E rritur në një familje me pesë vëllezër, Xhoi ia doli të krijonte një emër për veten e saj.

Aurora Sulçe, kryeredaktore për ekonominë në Ora News, në një rrëfim të sinqertë për jetën e saj na tregoi të gjitha peripecitë me të cilat ishte përballuar për të realizuar ëndrrën e të qenit një gazetare e suksesshme. E orientuar nga familja për të ndjekur studimet për Psikologji, ndonëse kundër pëlqimit të saj, Aurora përfundon studimet dhe bëhet pjesë e një redaksie lajmesh. E pyetur nga BusinessMag se ku e gjente frymëzimin për të vazhduar përpara, Aurora përmend gazetaren italiane, Oriana Fallaci.

“Sa herë që më caktohej e një detyrë e vështirë unë vrapoja ta bëja, edhe pse isha vetëm 21 vjeç,” tregon znj. Sulçe, “Gjithmonë mendoja me vete; Nëse Orianna arriti t’ja dilte edhe une do t’ia dal”.

Edhe pse “Pushteti është domain burrash”, gazetarja Sulçe e gjen veten çdo ditë përballë tyre në një emision ekonomiko-politike si një moderatore dhe grua e suksesshme.

Antonela Hako, themeluese dhe drejtuese e fabrikës së njohur të sallameve “Hako”,  na tregoi se si është të jesh një femër sipërmarrëse. Nën moderimin e Armira Lazaj, ideatore e seminarit, znj. Hako tregoi për vështirësitë me të cilat ajo dhe familja e saj u përballën gjatë kthimit në vend pas emigrimit.

“Shpesh dhe unë jam ndjerë e paragjykuar, sepse nuk po zbatoja modelin tipik shqiptar të të qenit një shtëpiake e cila kujdeset për familjen e saj,”thotë znj. Hako. “Por unë zgjodha të jem përkrah burrit tim për të ndërtuar një sipërmarrje siç është sot “Hako.”

Këshilla e saj për vajzat në sallë ishte “Nëse synon të jesh e suksesshme duhet është të jesh e vendosur dhe të dish se ku do të shkosh.”

Qëllimi i këtij seminari ishte të motivonte pjesëmarrësit, dhe t’i njihte ata me teknikat e lidershipit që mund t’i bëjnë të suksesshëm në tregun e punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0