Në një intervistë për gazetën Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Laert Duraj ka thënë se së shpejti do të lançohet për konsumatorin aplikacioni E-Posta.
Në këtë aplikacion do të bëhen shumë pagesa duke shmangur kështu praninë fizike dhe rradhën në sportele.
Në këtë platformë dixhitale ju mund të krijoni një profil personal me të dhënat dhe të bëni lidhjen me kontratat e ujit, energjisë, gjobat, taksat, etj.
Shoqëria ka hapur procedurat për zhvillimin e këtij aplikacioni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto