Elon Musk njihet për idetë e tij që gjithmonë synojnë ndryshimin. Sikur të mos i mjaftonin zhvillimet teknologjike, këtë herë ai po mendon të krijojë një faqe që “gjykon” gazetarët.
Ditën e djeshme ai ka postuar në Twitter, vendi ku ai është dhe më aktiv, diçka rreth idesë së tij.
Going to create a site where the public can rate the core truth of any article & track the credibility score over time of each journalist, editor & publication. Thinking of calling it Pravda …
— Elon Musk (@elonmusk) May 23, 2018
“Do të krijojë një faqe ku publiku mund të vlerësoj të vërtetën rreth çdo artikulli dhe të ndjek në vazhdimësi besueshmërinë e çdo gazetari, edituesi dhe publikimi. Po mendoj ta quaj Pravda.”
Create a media credibility rating site (that also flags propaganda botnets)
— Elon Musk (@elonmusk) May 23, 2018
Më pas Elon, ka ngritur dhe një poll me temë: Krijo një faqe të vlerësimit të kredibilitetit të medias (që gjithashtu përjashton shkrimet propaganduese), ku njerëzit mund të votonin midis dy opsioneve:
- Po, do të ishte një gjë e mirë.
- Jo, media është fantastike siç është.
Duket se ai ka gjetur një mbështetje të madhe nga publiku, ku 88% kanë votuar pro faqes Pravda.
Ka nga ata që besojnë në iniciativën e Musk, por ka dhe nga ata që mbeten dyshues në realizimin dhe zgjidhjen e problematikës nga kjo ide.
“Nuk mund të kesh kurrë një media ‘të lirë’ kur njerëzit që e zotërojnë atë janë të njëjtët që zotërojnë: karburante, kompani armësh, kompani farmaceutike, etj. Ata gjithmonë do të mbrojnë dhe rrisin interesat e tyre,” replikon një nga fansat e Elon Musk.
Facebook gjithashtu, ofron mundësinë për të raportuar një artikull të postuar në faqe si “Lajm i Rremë”.
Përpjekjet e e tij për të mbështetur legjitimitetin e lajmeve kanë pasur rezultate të përziera dhe rezultati ka qenë i parashikueshëm sepse sigurisht njerëzit thjesht raportojnë si lajme të rreme ato me të cilat ata nuk pajtohen. Nevojiten gjyqtarë të pavarur, dhe Facebook ka shkarkuar dhe angazhuar me qindra, por përsëri ky sistem nuk ka prodhuar rezultate.
Faqet e kontrollit të fakteve kryejnë një shërbim çmuar, por ato janë punë intensive, jo një sistem vetë-rregullues, siç propozon Musk. Sisteme të tilla janë të drejtuar në mënyrë të pashmangshme dhe të famshme për kaosin, hakerat, të infiltruarit, agjentët provokatorë e kështu me radhë.
/TechCrunch
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.