Sërish borxhe të reja nga qeveria. Raporti i FMN, borxhi i prapambetur për dy vite arrin 210 mln euro

Sërish borxhe të reja nga qeveria. Raporti i FMN, borxhi i prapambetur për dy vite arrin 210 mln euro


Nëse keni një detyrim që nuk e paguani në kohë në bankë, telefoni nuk do t’ju pushojë e madje as letrat me njoftim për t’ju çuar drejt përmbarimit (marrjes me forcë të pasurisë). Kjo është në nivel privat. Por edhe me financat tona publike, nuk i kemi punët mirë. Qeveria ka krijuar sërish borxh të ri përmes detyrimeve të prapambetura.

Rreth 5 vite më parë, qeveria mori financim pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar me vlerë 330 milionë euro, për të shlyer borxhin e prapambetur që shteti kishte ndaj bizneseve që kryen punë publike. E ndërsa do të duhen 10 vite për ta shlyer këtë borxh pranë FMN, janë krijuar borxhe të reja.

Në fund të vitit 2017, totali i borxheve të prapambetura nga buxheti i shtetit arriti 210 milionë euro. Më shumë se gjysma e borxhit rezulton nga buxheti qëndror, ndërsa pjesa tjetër nga Bashkitë.

Krahas punëve të pa paguara, zë të rëndësishëm ka mungesa e rimbursimit të TVSH së. Me ligj kompanive eksportuese iu riktheht Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pasi ata e paguajnë në momentin e shitjes. Por ndonjëse ishte parashikuar që rimbursimi të mos vonohej më shumë se një muaj, pagesat e prapambetura numërojnë disa muaj.

Në raportin e FMN, përmendet se pjesa më e madhe e TVSH-së së parimbursuar ka të bëjë më 3 kompani të mëdha në vend, mes tyre edhe gazjsllësi TAP.

Ashtu si më shumë se 5 vite më parë, vonesat e pagesave, jo vetëm rrisin borxhin publik të vendit (aktualisht rreth 70% të PBB-së), por mund të fusin në ngërcc edhe gjithë rrjetin e kompanive që merren me vepra publike. Nëse kompanitë që kanë fituar të drejtën e punimeve nuk marrin paratë në kohë, ata nuk paguajnë nënkotraktorët e tyre. Një tjetër pasojë mund të jetë, vonesa apo edhe ndërprerja e punimeve në ndërtimin e rrugëve apo shkollave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0