George Soros paralajmëron një krizë të madhe financiare

George Soros paralajmëron një krizë të madhe financiare


“Ndërprerja” e marrëveshjes me Iranin dhe “shkatërrimi” i aleancës transatlantike mes BE dhe SHBA kanë një efekt negativ në ekonominë Europiane dhe do të shkaktojë çrregullime të tjera, përfshirë një zhvlerësim të monedhave në tregun europian, tha Soros gjatë një fjalimi në Paris ditën e Martë.

“Shumë shpejt do të përballemi me nje krizë të madhe financiare.”

“Çdo gjë që mund të shkonte keq, ka shkuar keq,” tha ai duke cituar krizën e refugjatëve dhe politikat shtrënguese që katapultuan populistët në pushtet, si dhe shpërbërjen territoriale të ilustruar nga Brexit. “Nuk është më një gjë interesante të thuash se Europa është në një rrezik ekzistencial, është realiteti i hidhur,” thotë ai.

Soros ka propozuar disa lehtësira për disa nga sëmundjet që prekën dhe Europën, një Plan Marshall për Afrikën, i financuar nga BE me një vlerë prej 30 miliardë euro, i cili mund të lehtësojë presionet migratore në kontinent. Ai propozoi gjithashtu një transformim radikal të BE-së, duke i detyruar shtetet anëtare të saj të heqin dorë nga monedha e përbashkët.

“Euro ka shumë probleme të pazgjidhura dhe nuk duhet të lejohen të shkatërrojnë Bashkimin Evropian,” tha ai.

/Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0