Ndërsa shumë biznese të vogla po protestojnë këto ditë për shkak të kalimit si sipërmarrje me TVSH, Ministri i Financave ka spjeguar nismën e ndërmarrë nga qeveria.
Në një takim me gazetarët ai ka theksuar se skema e TVSH-së që përfshin bizneset e vogla, është hap i rëndësishëm për të luftuar informalitetin.
Ministri ka theksuar, se përmes zgjerimit të skemës, duke futur grupin e bizneseve me xhiro 2-5 milionë lekë në vit synohet të rritet shkalla e formalizimit. Ahmetja tha se, “fokusi është te biznesi i madh dhe te qartësia e transaksionit për të mbledhur më shumë TVSH nga biznesi i madh”.
Ministri Ahmetaj ka përsëritur urdhërin e dhënë në fundjavën e kaluar. Lehtësia për sipërmarrjet e vogla do të jetë mungesa e gjobave. Ai ka theksuar se, nuk do të ketë gjoba për bizneset e vogla për gabime në deklarim deri në fund të këtij viti. Së fundi vlerësohet të jenë angazhuar disa sportele specifike për asistencë të këtij procesi për bizneset e vogla.
Bizneset me xhiro 2-5 milionë lekë në vit, duhet të bëjnë deklarimin e TVSH-së një herë në tre muaj. Pjesë e këtij ndryshimi pritet të jenë gati 20 mijë sipërmarrje.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto